| Cilës ueb-faqe duhet ti besosh? |
|
A janë të qarta qëllimet për shkak të cilave ekziston ueb-faqja?
Ueb-faqja e mirë do të të tregojë se për kë është paraparë, për çka
shërben dhe çka tenton të arrijë. Këto janë qëllimet e një ueb-faqeje.
Këto gjëra duhet të të ndihmojnë të vendosësh a vlen të vazhdosh ta
shikosh ueb-faqen.
Ueb-faqet krijohen për qëllime të ndryshme. Për shembull:
Si të vlerësoj se qëllimet e ueb-faqes janë OK?
Disa faqe dukshëm janë bërë për shaka. Nëse do të hasnit në të tilla, menjëherë do t’i njihnit dhe nuk do të besonit në to, apo? Por faqet tjera, veçanërisht të atilla që përpunojnë tema nga lëmia e shëndetit dhe problemeve sociale, munden gjithashtu të tregojnë diçka jo të saktë, e përsëri të mos jetë diçka që do të vërehej lehtë. Si t’i gjej qëllimet e faqes? Nuk kanë të gjitha ueb-faqet deklaratë të qartë me të cilën ato do ti tregonin qëllimet e tyre. Mund dhe duhet të kërkosh udhërrëfyes tjerë të rëndësishëm. Nëse faqja ka meny, shihe a të tregojnë titujt e seksioneve të ndryshme se për çka shërben ajo. A duket faqja se është për të rritur apo për fëmijë?! A mund të kuptohet lehtë e shkruara apo tingëllon sikur e kanë shkruar njerëz që dinë shumë për atë temë?! |
||||||