|
Edhe në Manastir u mbajtën edukimet për siguri në internet |
|
|
Qendra kulturore rinore nga Manastir i në fundin e vitit të kaluar shkollor realizoi një varg takimesh edukative për shfrytëzimin e internetit në mënyrë të sigurt nga ana e fëmijëve. U përfshinë shkolla e mesme “Gjorgji Naumov” dhe shkolla fillore “Gjorgji Sugarev”. Edukimet u realizuan në gjuhën maqedonase nga Dejan Dodovski, por ndihmuan edhe Ivona Kërstevska dhe Aleksandar Todorovski. Me përmbajtjen e edukimeve u njoftuan 186 nxënës prej të dy shkollave, vetëm 6 profesorë dhe 8 vullnetarë nga qendra.
Të gjitha edukimet u realizuan në muajin maj. Në edukimet morën pjesë
116 nxënës të shkollës së mesme, ato u organizuan në tre takime
edukative. Prej profesorëve në takimin e caktuar erdhën vetëm 8.
Edukimet u mbajtën në mënyrë interaktive duke ndjekur prezantimin
standard për grupin e cakut të paraparë, gjithashtu u ndanë edhe
materialet e caktuara dhe pyetësorët për vlerësim. Përshtypjet për
edukimet e realizuara nga të dy kategoritë e njerëzve janë pozitive.
Në shkollën fillore gjithashtu u organizuan tre edukime për nxënësit në
të cilat morën pjesë gjithsej 70 fëmijë. U mbajt edhe një edukim për
arsimtarët, ndërsa edukimi për prindërit si edhe në shkollën e mesme
nuk u arrit të realizohej. Prandaj me këtë temë u njoftuan 8 vullnetarë
nga Qendra kulturore rinore në Manastir. Edukimet edhe në këtë shkollë
u realizuan sipas planit të paraparë dhe mënyrës që nënkupton
prezantim, interaktivitet, shpërndarje të materialit dhe plotësimi i
pyetësorëve për vlerësim.
|