| Edhe 4 shkolla tjera të Shkupit u përfshinë në projektin për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve |
|
|
Me edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u përfshinë gjithsej 8 shkolla nga Shkupi, prej të cilave në 2 shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa shkollat tjera janë në gjuhën maqedonase. Prej të gjithave, në tre prej tyre edukimin e realizuan përfaqësuesit e trajnuar të organizatës “Hapni dritaret”, në dy prej tyre përfaqësues nga “Forumi rinor arsimor” nga Shkupi, kurse në tre shkollat tjera përgjegjësinë e kishte Ambasada e parë e fëmijëve në botë – “Megjashi”.
Forumi rinor arsimor (MOF) i realizoi edukimet në shkollën fillore “Johan Hajnrih” dhe në shkollën e mesme “Orce Nikollov”. Në të dy shkollat edukimi u krye në gjuhën maqedonase.
Nina Mellovska e kreu punën e saj në Sh.f. “J.H. Pestalloci” ku morën pjesë 71 nxënës të klasave të pesta dhe gjashta dhe 21 arsimtarë, kurse edukimi për prindër nuk u mbajt për shkak të interesimit jo të mjaftueshëm nga ana e tyre për organizimin e këtij lloji takimi. Secili takim edukativ ishte në kohëzgjatje prej 45 minutave. Në edukimet për fëmijë u prezantua materiali edukativ dhe u mbajtën ushtrime për çet komunikim ku morën pjesë vetë nxënësit. Fëmijët treguan interesim të madh për këtë temë, gjithashtu edhe arsimtarët treguan interesim e parashtronin shumë pyetje plotësuese. Edukimi për prindër duhet të mbahet në fillim të vitit të ri shkollor.
U mbajtën dy takime edukative për nxënësit e 4 klasave. U përfshinë 66 nxënës. Në edukimin për arsimtarët morën pjesë 34 vetë, ndërsa në takimin për prindërit morën pjesë vetëm 7 prindër.
Secila prej grupeve të nxënësve nga të dy shkollat morri materialin edukativ, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e kaluan procesin e plotësimit të pyetësorëve për shprehitë e tyre në internet si dhe për njohuritë e përgjithshme të tyre për internetin dhe rreziqet e mundshme nga përdorimi në mënyrë jo të rregullt të tij. Në dy shkollat tjera të Shkupit: në shkollën e mesme të medicinës “Pançe Karagjozov” dhe në shkollën fillore “Llazo Angjelovski” organizimin e bëri Megjashi, e cila ishte përgjegjëse edhe për realizimin e edukimeve në Sh.f. “26 Korriku”. Edukimet për nxënësit e shkollës “Llazo Angellovski” i zbatoi Aleksandra Zikova me asistencën e Tanja Janevskës – koordinatore e Megjashit dhe Gjurgjica Petrushevska, vullnetare në po të njëjtën organizatë. Në tre edukimet për nxënësit, morën pjesë 83 fëmijë.
Për shkak se të gjitha edukimet ishin caktuar për fundin e vitit shkollor, nuk kishte mjaftueshëm kohë për realizimin e takimit me prindërit, i cili për këtë arsye u mbajt më vonë në zyrat e Megjashit. Erdhën 12 prindër, fëmijët e të cilëve i kishin marrë pjesë në punëtoritë për fëmijë të cilat i organizoi Megjashi.
Në edukimin për prindër i cili u mbajt më vonë për arsimtarët e shkollës “Llazo Angellovski” morën pjesë 6 vetë. Edhe përkundër numrit të vogël të pjesëmarrësve në këtë takim të organizuar, arsimtarët e pranishëm u shprehën pozitivisht për projektin e realizuar. Prindërit, veçanërisht ato të cilët kanë internet në shtëpi, të cilin e shfrytëzojnë edhe fëmijët e tyre, gjithashtu treguan interesim të madh për të mësuar më tepër, prandaj atyre u dha material edukativ dhe gjithsesi u orientuan në ueb-faqen e projektit. Përshtypja e përgjithshme është se edukimi ishte interesant për nxënësit, me përjashtime të vogla, e sidomos pasi që edhe vetë kishin mundësi të flasin për aktivitetin e tyre në internet, për përvojat e tyre me shfrytëzimin e serviseve për instant porosi, për krijimin e profileve në disa ueb-faqe për rrjetëzim social, etj. Me iniciativën e shkollës fillore “Gjorçe Petrov”, u mbajt një edukim shtesë me këtë temë në një klasë, e pastaj u shpërnda materiali edukativ. Edukimin në shkollë për 26 nxënës e mbajti Gordana Pirkovska-Zmijanac nga Megjashi. Prej shkollave shqipe, përveç në “26 Korriku”, me ndihmën e prezantimeve edukative, me përmbajtjen e projektit u njoftuan edhe nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të medicinës “D-r Pançe Karagjozov”. U realizuan tre edukime për nxënësit në të cilat morën pjesë 115 prej tyre. Takimi për prindërit u realizua për 30 prindër, ndërsa në takimin për mësimdhënësit morën pjesë 19 profesorë. Të gjitha pesë edukimet i realizoi Arben Ibrahimi. |
|||||||||||
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|













