| U realizuan edukimet në Ohër dhe Strugë |
|
|
Me projektin “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe e të drejtave të tyre në internet”, gjatë muajit maj u njoftuan edhe një pjesë e nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve në qytetet e Ohrit dhe të Strugës, si dhe të fshatit të Ohrit – Vellgoshti. U realizuan gjithsej 20 edukime në këto rajone, u përfshinë tre shkolla, ndërsa përmbajtja u përcoll në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. “Këshilli rinor Ohër” nga Ohri e organizoi punën, kurse profesoreshat Lizana Ziba dhe Marija Pupinoska-Gogova e kishin rolin e edukueseve.
Edukimi në gjuhën maqedonase u realizua në të dy shkollat fillore të Ohrit “Bratstvo edinstvo” dhe “Zhivko Çingo” fsh. Vellgoshti. Në të dy shkollat u mbajtën nga tre edukime për nxënësit ku u përfshinë gjithsej 196 nxënës, nga 98 për secilën, shkollë. Nga shkolla e pare në edukimet morën pjesë nxënësit e klasës së pestë dhe të gjashtë, kurse në shkollën tjetër nxënësit që morën pjesë në edukimet ishin prej klasës së pestë e deri në klasën e tetë. Nga një edukim u mbajt për prindërit dhe arsimtarët, prej të cilëve në shkollën “Bratsvo edinstvo” morën pjesë 7 arsimtarë dhe 25 prindër ndërsa 10 arsimtarë e 31 prindër morën pjesë në edukimet në shkollën “Zhivko Çingo”. Edukimin e realizoi Marija Pupinoska-Gogova në gjuhën maqedonase.
Të gjithë pjesëmarrësve u dha pyetësori që ta plotësonin, e pas plotësimit ia kthenin edukatorit. Për fëmijët kishte edhe material edukativ, ndërsa të rriturit u udhëzuan të vizitojnë ueb-faqen Internet i sigurt, si dhe të vizitojnë adresën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale. Posterët e mbetur, të cilat përmbajnë të drejtat e fëmijëve në internet janë ngjitur në muret e shkollës, nëpër klasat dhe laboratoritë kompjuterike. Edukimi mbaroi me sukses në të dy shkollat për të gjithë grupet e cakut. Në diskutimet gjatë kohës së sesioneve edukative, fëmijët ndanin përvojat e tyre personale për sigurinë e cenuar gjatë shfrytëzimit të internetit dhe treguan se më të vërtetë e kanë kuptuar porosinë, ndërsa te pjesëmarrësit e rritur në edukimet u vërejt nivel i lartë interesimit për temën dhe nevojën për të zmadhuar dijeninë nga lëmia e kompjuterëve, që të mund më tepër të kontribuojnë për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e mundshme në internet.
Në “Bratstvo edinstvo“ u realizuan 4 edukime për nxënësit. Dy edukime u mbajtën për nxënësit e klasës së katërt, një për nxënësit e klasës së pestë dhe një për nxënësit e klasës së gjashtë. Me këto u përfshinë gjithsej 112 fëmijë. Rrjedha e edukimit shkonte ngjashëm si në paralelet maqedonase. Posterët të cilët mbetën u dhanë fëmijëve të cilët nuk kishin mundësi të marrin pjesë në takimet edukative. Një edukim u realizua për 10 mësimdhënës nga “Bratstvo edinstvo”, si dhe për 15 prindër të nxënësve që mësojnë në këtë shkollë. Për tinejxherët nga “Niko Nestor” u organizuan dy takime edukative ku u përfshinë gjithsej 92 nxënës. Edukimin e ndoqën 11 profesorë, ndërsa në takimin e prindërve morën pjesë 12 prindër. Edukimet në të dy shkollat u realizuan në gjuhën shqipe, ndërsa detyrën për realizim e kishte Lizana Ziba. Përshtypjet e përgjithshme janë se të gjithë grupet e cakut treguan interesim për temën.
|
|||||||||||
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|

















