Të gjitha edukimet për fëmijët në shkollën fillore u mbajtën në 14 maj, kur edhe realizohej edukimi për mësimdhënësit, kurse takimi për prindërit u mbajt ditën e ardhshme. Morën pjesë gjithsej 84 fëmijë, 20 mësimdhënës dhe 24 prindër.
Edukimet për fëmijët e SHF “Dimitar Vllahov” u realizua gjatë orëve të mësimit nga informatika, ku dy grupe i përbënin nxënësit e klasave të gjashta dhe njërin grup nxënësit në klasë të shtatë.
U fillua me ndarjen e pyetësorëve dhe parashtrimin e pyetjeve lidhur me shfrytëzimin e sigurt të internetit. Pas plotësimit të pyetësorëve dh prezantimit të materialit të përgatitur kishte ende hapësirë për parashtrim të pyetjeve nga ana e fëmijëve, të cilëve edukatorët u përgjigjeshin, pas kësaj vijoi një debat në temë “a sakrifikohet privatësia e fëmijëve n ë llogari të mbrojtjes së tyre? “ Në fund u nda edhe materiali i kompletuar edukativ për shfrytëzim të sigurt të internetit dhe të drejtës së fëmijëve në internet.
Në takimin e mësimdhënësve, krahas prezantimit të materialeve, po zhvillohej një diskutim për rreziqet e mundshme në të cilat mund të hasin fëmijët derisa janë në internet dhe rolin të cilin mësimdhënësi e ka që t’i mbrojë ata. Gjithashtu u mor vendim për shpalljen e konkurseve për vepra letrare dhe figurative me temë “mbrojtja e fëmijëve dhe e të drejtave të tyre nga keqtrajtimi në internet.
Prezantimi për prindërit filloi duke dhënë shembuj të keqpërdorimeve të fëmijëve në internet, ku disa shembuj i jepnin edhe vetë ata. Pastaj vijoi prezantimi standard edukativ.
Në shkollën e mesme të medicinës “Jane Sandanski” të gjithë 5 edukimet u realizuan më 21 maj. Morën pjesë 95 nxënës të vitit të parë, dytë dhe tretë, 25 mësimdhënës dhe 16 prindër.
Në takimin për kuadrin mësimdhënës përveç arsimtarëve mori pjesë edhe vetë drejtori i shkollës, zëvendës drejtori dhe pedagogu. Të gjithë ishin pak a shumë të njoftuar me rreziqet që i sjell interneti, kështu që koha më tepër u shfrytëzua për të prezantuar mënyrat se si profesorët mund t’u ndihmojnë fëmijëve në aspektin e mbrojtjes në internet.
Edukimi për tinejxherët zhvillohej ngjashëm si ai i fëmijëve të “Dimitar Vllahov”, por ishte përshtatur për moshën e tyre. Me këto grupe edukimet përfundoni me debate në temën “Vëmendshmëri apo aventurizëm”.
Me prindërit u zbatua qasje interaktive, e jo prezantim klasik, ku diskutimi zhvillohej rreth çështjes së mbrojtjes së fëmijëve të tyre në internet nga njëra anë dhe privatësia në anën tjetër.
Edukimet në të dy shkollat u mbajtën në gjuhën maqedonase.
Më parë ishte paraparë që edukimet në Shtip të mbahen në shkollën fillore “Vanço Përke” dhe në gjimnazin “Sllavço Stojmenski”, mirëpo për shkak të vështirësive gjatë organizimit, plani paraprak u ndryshua.