|
Në Dellçevë u realizuan edukimet në SHM “Metodi Mitevski Brico” |
|
|
 Në 23, 24 dhe 25 maj, shoqata humanitare dhe vullnetare e romëve “PHURT” nga Dellçeva i realizoi edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit në shkollën e mesme “Metodi Mitevski Brico” në po të njëjtin qytet. Në takimet edukative morën pjesë nxënësit e viteve të para, dyta, treta dhe të viteve të katërta, disa prej prindërve të tyre, si dhe profesorët të cilët japin mësim në këtë shkollë.
Ditën e parë u organizuan dy sesione edukative, edhe atë një për nxënësit e vitit të parë dhe të dytë dhe një për nxënësit e vitit të tretë. Në sesionin e parë morën pjesë 30, ndërsa në sesionin e dytë 35 nxënës. Ditën e dytë u mbajt takim edukativ me 35 nxënës të viteve të katërta. Edukimet i realizuan Adnan Demirovski dhe Ljupço Gjorgjievski. Ditën e fundit u realizuan prezantime edukative për 19 profesorë dhe 25 prindër. Gjithë takimet edukative kanë karakter të punëtorive, sepse përveç prezantimit të përmbajtjeve për shfrytëzim të sigurt të internetit u pri dhe një diskutim në këtë temë. Punëtoritë zgjasnin prej 1,5 orë deri 2 orë dhe mbaheshin në gjuhën maqedonase.
|