| “Hapni dritaret” i realizuan edukimet në tre shkolla të Shkupit |
|
|
|
Këtë javë shoqata “Hapni dritaret” nga Shkupi i mbaroi edukimet për mbrojtjen e fëmijëve në internet në tre shkolla në Shkup. Duke filluar në 22 maj, ata i realizuan punëtoritë edukative me nxënësit e shkollës së mesme për fëmijë me dëgjim të dëmtuar “Partenija Zografski” bashkë me fëmijët e shkollës fillore “11 Tetori”, më pas me fëmijët e shkollës speciale “Zllatan Sremac”, kurse organizuan edhe disa punëtori shtesë në qendrën e tyre.
Në trajnimet për nxënësit e shkollës “11 Tetori” dhe “Partenija Zografski” morën pjesë gjithsej 28 nxënës, prej të cilëve 15 nga shkolla e mesme dhe 13 nga shkolla fillore. Trajnimet kishin karakter të punëtorisë inkluzive për të cilën kishin siguruar edhe përkthyes në gjuhën me shenja. Nëpërmjet bisedës dhe interaksionit (ndërveprimit) me nxënësit u zhvillua një diskutim me këtë temë dhe pastaj vijoi një prezantim i shkurtër. Më pas nxënësit u ndanë në çifte, një nxënës i shkollës së mesme dhe një i shkollës fillore dhe punuan bashkë. U ndanë disa fletë me shembuj rastesh për të cilat ata duhej të jepnin mendimin e tyre, e më pas vijoi diskutimi gojor. Pastaj nxënësit u ndanë në tre grupe, ashtu që dy grupe punuan në dizajnin e posterit, ndërsa një grup performuan dramatizim. Në fund të trajnimit u shpërndanë materialet dhe pyetësorët e plotësuar. U realizuan 3 trajnime në kohëzgjatje prej dy orëve. Trajnimet i realizuan Radmilla Stojkovska, Margarita Gulevska dhe Irina Ivanova. Trajnimi për mësimdhënësit e shkollës “11 Tetori” do të mbahet të hënën, ndërsa arsimtarët e “Partenija Zogrfaskit” u njoftuan me temën gjatë trajnimeve për fëmijët.
Aktivitetin e ardhshëm të cilin e ndërmori shoqata ishte realizimi i trajnimeve shtesë në kuadër të qendrës, edhe atë dy trajnime për shfrytëzuesit të cilët e vizituan qendrën dhe një për prindërit e tyre. Morën pjesë 10 shfrytëzues me pengesa intelektuale dhe invaliditet fizik të moshës prej 11 deri 29 vjeç. Shfrytëzuesit më të ri përpilonin poster, ndërsa më të rriturit i përpunuan rastet të cilat paraprakisht u shfrytëzuan në edukimet në të dy shkollat. Të njëjtën ditë u realizua edhe trajnimi për 9 prindër. Trajnimet i realizoi Radmilla Stojkovska dhe Margarita Gulevska. Secili trajnim zgjati nga 60 minuta.
Në 4 qershor, shoqata “Hapni dritaret” mbajti katër prezantime në shkollën speciale “Zllatan Sremac”. U mbajtën dy trajnime për fëmijë dhe nga një për prindërit dhe mësimdhënësit. Gjatë prezantimeve me fëmijët punohej në mënyrë interaktive dhe përpilua posteri. Morën pjesë 18 nxënës, por vetëm 13 kishin mundësi t’u përgjigjen pyetësorëve, 9 prindër dhe 12 arsimtarë.
plotësim (24.06.2008): Në prezantimin për arsimtarët në shkollën fillore “11 Tetori” morën pjesë 18 prej tyre. Prezantimin e zbatuan Margarita Gulevska dhe Radmilla Stojkovska. E koordinoi Irina Ivanova, zgjati 40 minuta.
|
|||||
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|












