|
Mbaruan edukimet në SHF “26 Korriku” |
|
|
 Në periudhën prej 12 deri në 26 maj me sukses u realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve në shkollën fillore të Shkupit “26 korriku” (“26 Juli”). Edukimet i realizoi Naser Miftari, profesor në shkollën e lart përmendur. Në prezantimet edukative të mbajtura në “26 korriku” u përfshinë 91 nxënës, 23 arsimtarë dhe 21 prindër, që e plotëson numrin e dëshiruar të pjesëmarrësve në edukimet në një shkollë.
Përveç numrit të përmendur të nxënësve të cilët kanë marrë pjesë në
prezantimet edukative, përmbajtja u bart edhe te nxënësit tjerë në
gjithsej 12 klasa të kësaj shkolle, profesor i të cilave është Naser
Miftari. Me këto edukime plotësuese, numri i pjesëmarrësve të përfshirë
është rreth 400 nxënës. Edukimet për nxënësit janë mbajtur gjatë orëve
mësimore, ndërsa për prindërit dhe mësimdhënësit janë shfrytëzuar
termine tjera në kohëzgjatje prej 40 minutave. Edukimi për mbrojtjen e
fëmijëve në internet në këtë shkollë u realizua në gjuhën shqipe.
|