| Filluan edukimet nëpër shkolla |
|
|
|
Pas përgatitjeve njëjavëshe që u bënë në periudhën prej 12 deri më 16 maj edukatorët, të cilët ishin trajnuar në seminarin paraprak me temë “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet”, në kuadër të të njëjtit projekt filluan realizimin e prezantimeve edukative nëpër shkollat.
Deri më tani, planin për punë e ofruan këto OJQ: "Forumi rinor arsimor” dhe “Hapni dritaret” nga Shkupi. “Qendra për iniciativë qytetare” nga Prilepi", “Qendra kulturore rinore” nga Manastiri, “Phurt” nga Dellçeva, “Fondacioni për zhvillim të bashkësisë lokale” nga Shtipi dhe “Këshilli për preventivë kundër delikuencës së të miturve” nga Kavadarci. Krahas këtyre, në përgatitje janë edhe OJQ-të tjera të cilat me prezantimet e tyre duhet të mbulojnë edhe pesë qytete tjera të Maqedonisë.
Në vazhdim, mund ta shihni planin momental të edukatorëve për
realizimin e edukimeve në qytetet e tyre, ku për secilën shkollë dhe
grup të cakut janë dhënë terminët e caktuara. Kjo listë është me
karakter freskues, që do të thotë se vazhdimisht do të plotësohet me
informata të reja ashtu siç ato do të arrijnë.
|
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|







