| Këshilla të cilat duhet t’ua jepni fëmijëve tuaj |
|
|
|
Fëmijët duhet sa më tepër t’i hulumtojnë mundësitë e internetit dhe të kënaqen në aspektet pozitive të tij. Gjithsesi, është e nevojshme që ato të mbeten të kujdesshëm gjatë kësaj, të jenë të kuptueshëm dhe të dëgjueshëm për këshillat që ua jepni. Krahas këshillave të cilat mund direkt të ndikojnë në sigurinë e tyre, jo më pak të rëndësishëm janë edhe disa aktivitete konkrete në vijim që janë në shikim të parë aktivitete të parrezikshme, të cilat megjithatë mund t’i shkaktojnë dëm sistemit, e me këtë edhe të kontribuojnë në vjedhjen e një pjese të të dhënave tua personale dhe të tyreve.
1. Këshilloni fëmijët tuaj se nuk duhet t’i çelin e-mail porositë të dërguesve të panjohur dhe veçanërisht të mos klikojnë në linkat ose fajllat që përfshihen në ato e-maila. Këto mund të përmbajnë ndonjë virus ose dëmtues tjetër i cili pasi të hyjë në sistem, mund të bëjë dëm madje duke mos e ditur shfrytëzuesi se çka është duke ndodhur. Madje edhe ndonjë shok mund t’ju lëshojë virus pa e ditur fare ai. 2. I ngjashëm është rasti me linkat dhe fajllat të cilat këmbehen nëpërmjet instant mesenxherëve (Windows Live Messenger, Yahoo Messenger etj.) – ose janë virus ose vjedhës të të dhënave personale. 3. Fajllat të cilat merren nga porositë elektronike në përgjithësi, si dhe ato të cilat vijnë nga faqet jo autentik, patjetër të skanohen para se të hapen. Rekomandohet që aspak të mos merren fajlla prej faqeve të dyshimta. 4. Gjithashtu, kujtojani fëmijëve tuaj se shumë shpesh interneti dhe mundësitë që i ofron posta elektronike shfrytëzohen nga ana e mashtruesve të cilët kanë për qëllim të përhapin ndonjë besim, të reklamojnë ndonjë prodhim ose thjeshtë të kërkojnë paratë tuaja. Prej këtyre e-mail porosive, mbrojtja e vetme është të jesh racional dhe me mendje të shëndoshë |







