| Qendra e resurseve për prindërit – edukim, këshilla dhe kontroll prindëror |
|
|
|
Fëmijët e shfrytëzojnë internetin për çdo ditë edhe atë për arsye të ndryshme – ndonjëherë për të komunikuar me shokët, e më shpesh për të gjetur ndonjë informatë e cila u nevojitet për në shkollë, e më shpesh, thjeshtë për zbavitje. Assesi nuk duhet t’ua ndaloni aktivitete e tilla fëmijëve tuaj, por kjo nuk do të thotë që ju të mos jeni të interesuar dhe të brengosur për atë se çka bëjnë ato derisa janë onlajn.
Fëmijët sot, më shumë gjinden me kompjuterin se të rriturit.. Por, pikërisht për këtë ju duhet të përpiqeni më tepër, para së gjithash të informoheni për mundësitë dhe rreziqet e internetit, e mandej të merrni hapat për mbrojtje më të madhe të fëmijës suaj derisa është onlajn. Së pari, ju duhet t’i dini mënyrat elementare për mbrojtjen e kompjuterit të cilin e përdorni ju dhe fëmijët tuaj, pastaj t’i udhëzoni në rreziqet e mundshme që mund dhe ndodhin në internet. Më e rëndësishme është ta kufizoni aktivitetin e tyre onlajn sipas moshës së tyre. Këtë mund ta bëni në mënyrën e cila sipas juve është më përkatëse, sepse kufizimi i tillë, edhe pse për mbrojtjen e tyre, mund të paraqesë edhe cenim të privatësisë së tyre, lirisë dhe të drejtës për zgjedhje. Ju duhet ta gjeni bilancin e vërtetë në mes këtyre dy punëve, e gjithë kjo në pajtim me moshën, kushtet dhe vetë fëmijët.
Mbroni kompjuterin tuaj
Përderisa në një kompjuter shfrytëzohet interneti, gjasat janë të mëdha që pa qëllim të ngjitet ndonjë zullumqar për sistemin, i cili mund të bëjë ndonjë dëm në prapavijë, duke mos e ditur ju fare. E njëjta ndodh edhe gjatë këmbimit të fajllave prej njërit kompjuter në tjetrin, në çfarëdo mënyre. Për këtë qëllim, duhet të ndërmerrni disa masa në drejtim të mbrojtjes së sistemit të cilin e përdorni, e disa prej tyre do të duhet t’i praktikoni rregullisht.
Këshilla të cilat duhet t’ua jepni fëmijëve tuaj
Fëmijët duhet sa më tepër t’i hulumtojnë mundësitë e internetit dhe të kënaqen në aspektet pozitive të tij. Gjithsesi, është e nevojshme që ato të mbeten të kujdesshëm gjatë kësaj, të jenë të kuptueshëm dhe të dëgjueshëm për këshillat që ua jepni. Krahas këshillave të cilat mund direkt të ndikojnë në sigurinë e tyre, jo më pak të rëndësishëm janë edhe disa aktivitete konkrete në vijim që janë në shikim të parë aktivitete të parrezikshme, të cilat megjithatë mund t’i shkaktojnë dëm sistemit, e me këtë edhe të kontribuojnë në vjedhjen e një pjese të të dhënave tua personale dhe të tyreve.
Kontrolli prindëror
Softuerët për kontroll prindëror u mundësojnë prindërve të zgjedhin lojëra të cilat mund t’i luajnë fëmijët e tyre, të lejojnë aplikacionet të cilat mund t’i shfrytëzojnë dhe ueb-faqet të cilat mund t’i vizitojnë. Gjithashtu, me ndihmën e këtyre programeve mund të specifikohen periudhat kohore kur fëmijët mund të shfrytëzojnë kompjuterin, kurse ndalesat të mbesin edhe kur ata nuk do të jenë në shtëpi. Në këtë mënyrë, ata mund të jenë të sigurt se fëmijët nuk luajnë në kompjuter, në vend që t’i bëjnë detyrat e shtëpisë. |







