| Cilës ueb-faqe duhet ti besosh? |
|
|
|
Rrjeta e internetit është me të vërtetë vendi ku mund të gjesh informata të dobishme dhe të vlefshme, por në të njëjtën kohë edhe shumë të pavërteta dhe dezinformata. Nëse diçka ndodhet në internet, nuk do të thotë se është absolutisht e vërtetë dhe e saktë! Kjo ka të bëjë me faktin se secili ka qasje në onlajn përmbajtjet në një mënyrë ose tjetër dhe mund të shkruajë çfarë të dojë! Është një gjë shumë e vështirë, madje mund të themi se është e pamundur tërësisht të kontrollohet.
Si të dimë atëherë se çka të besojmë e çka jo? Si të mbrohemi nga informatat e gabuara? Këtu do të gjeni disa pyetje kyçe të cilat do t’ju ndihmojnë që ta dini cilës ueb-faqe t’i besoni e cilës jo. |
Cilës faqe duhet ti besoj? 





