Në fillim
Telefonat celular Printoni E-mail
 
Mendoi se e njihte, por...
 
Kam një shoqe e cila i ka 15 vjet. Derisa një ditë ajo po bisedonte në një chat room me shokët e saj, i është drejtuar një djalë të cilin nuk e njihte. E ka lutur të bisedonin vetë (e jo në grup siç kanë filluar). Kanë filluar komunikimin në “katër sy” dhe kështu ajo gjatë kohë bisedoi për gjithçka!

Ditën e ardhshme përsëri u takuan onlajn, edhe ditën e ardhshme, e edhe të ardhshmen, kështu që pas disa ditësh ai ia ka kërkuar numrin e mobilit që të mund t’i dërgojë SMS porosi. Ajo mendoi se e njeh mjaft mirë pasi që një kohë po bisedonin nëpër internet dhe pasi që nuk ka dashur që ai të mendojë se ajo nuk i beson – ia dha numrin e telefonit. Disa javë korrespondonin me SMS..

Një ditë i cingëroi telefoni, e në linjë ishte ai. Ajo tha se njeriu ka qenë shumë OK, i sjellshëm dhe miqësor dhe se aspak nuk e ka brengosur fakti se po bisedon me njeri të cilin nuk e njeh personalisht. Edhe pse ka tingëlluar si më i rritur, ajo përsëri ka mund të bisedojë ma tatë si me cilin do shokë të shkollës, ashtu që kur ai i propozoi që të takohen në të vërtetë, ajo u dakordua dhe u emocionua shumë se do ta takonte. Më tregoi se janë marrë vesh që ai të vijë me tren në stacion ku ajo banon dhe të takohen aty.

Kanë shëtitur një kohë dhe kanë biseduar pak, por vetëm pas disa minutash ai e ka grabitur dhe e ka shtyrë në oborrin e kishës ku nuk mund t’i shihte askush dhe e ka sulmuar. Për fat ajo disi ka arritur të ikë dhe e ka paraqitur në polici.

Shoqja ime ishte me të vërtetë shumë e tronditur dhe e vetëdijshme se ka pasur fat që ka ikur. Të gjithë gëzohemi se ajo është OK, sepse kemi frikë të mendojmë se çka mund t’i ndodhte.

monitor-5-al.png

 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates