Faqja e parë
Telefonat celular Printoni E-mail
 
Tmerrshëm! Fotografitë e mia private mund ti shohë çdokush!

Është e premte mbrëma dhe pesëmbëdhjetë vjeçari Kris sapo u kthye nga shkolla i mërzitur sepse është ndarë me të dashurën e tij Sonja.

Derisa kanë qenë bashkë, janë tallur me kamerat e telefonave të tyre celular (mobilëve) – i kanë dërguar porosi provokative njëri tjetrit dhe janë fotografuar bashkë. Fotografitë i bënin për tu argëtuar, por disa prej tyre nuk është dashur ti shohë askush, si p.sh – fotografi gjysmë lakuriq.   

Sonte Krisi kuptoi se Sonja, e hidhëruar për shkak se e ndërprenë lidhjen, ua ka dërguar shokëve të saj disa fotografi të tyre, e ata i kanë dërguar më tej te disa  shokë tjerë.  Tani fotografitë qarkullojnë nëpër shkollë dhe mund secili ti shohë, që të bëhet situata edhe më e vështirë – ka kuptuar kujdestarja e klasës. Prandaj, të hënën do të duhet të dy të shkojnë në shkollë bashkë me prindërit e tyre dhe që të takohen me profesoreshën.

Krisi është i tronditur se diçka aq personale dhe argëtuese eskaloi në një përulje të tillë.....
Krisi druan se ajo ka mundur fotot ti publikojë edhe në blogun e saj që do të thotë se mund të përhapen nëpërmjet rrjetit të internetit...
monitor-4-al.png
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates