| Posta elektronike (e-mail) |
|
|
|
Partygirl në realitet është burrë i rritur…
Kur kisha 16 vjet kisha shumë probleme me shokët nga lagja dhe shkolla… Prandaj kaloja shumë kohë onlajn duke biseduar me njerëz të panjohur në internet dhe ishte ok.. Por, pas një kohe më ndodhi diçka e papëlqyer dhe pushova të bërit atë.. Duke kaluar shumë kohë në internet, njoftova një vajzë që e kishte llagapin “Partygirl”. Më kujtohen 4 fjalitë e para që i këmbyem: “ku jeton?”, “sa vjet i ke?”, “a je vetë?” dhe “çka ke veshur?”.. Ashtu filloi. Vazhduam të flasim për gjithçka. Pasi që kishte kaluar kohë që ne bisedonim ashtu, madje edhe nëpërmjet e-mailit, këmbyem edhe fotografi, fotografi krejtësisht normale.. Pas një muaj komunikimi me e-mail dhe çet, ramë dakord që të takohemi me të vërtetë. Mendova se do të ishte Ok dhe lamë vendtakim në Stacionin qendror. Shkova atje me një trëndafil dhe fotografinë e saj që të mund më lehtë ta njoh. Mu afrua një burrë. Më tha se ishte gjyshi saj, ashtu diçka. Ishte i imët dhe nuk dukej keq. Pasi që u mendova një çast, e pyeta: “Çka dini ju për mua?” dhe ai dinte me të vërtetë shumë.. Atëherë ika.. “Partygirl” asnjëherë më nuk më kontaktoi. Tani nga kjo distancë e kam të qartë se çka deshi ai njeri prej meje..Mirëpo, çka të bësh kur mendon se njeh dikë vetëm se ke biseduar një kohë të gjatë me të në internet.?! Njerëz, kini kujdes!
|


