|
"Privatësia në internet në mënyrë të lehtë" në LAN Fest |
|
|
 Në periudhën 20-22 maj, në sallën sportive "Boris Trajkovski", u mbajt konferenca LAN Fest, ku Fondacioni Metamorfozis ishte në mesin e ekspozuesve. Kjo ngjarje përbëhet nga disa ngjarje të veçanta, që ekspozuesve dhe vizitorëve u mundëson bashkëpunim efektiv në fushën e teknologjive të informatikës dhe të komunikimit.
Përveç shtandit informativ, gjatë kësaj ngjarjeje treditore u mbajt edhe një projketim njëorësh i 13 filma të shkurtër edukativë të dedikuar për fëmijë, që janë pjesë projektit "Privatësia në internet në mënyrë të lehtë". Përveç që mund t'i shihnin filmat, të pranishmit kishin mundësi të parashtrojnë edhe pyetje që kanë të bëjnë me sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve në internet. |