Faqja e parë arrow Media arrow Ngjarje e hapur me temë: "Arsimi dhe interneti"
Ngjarje e hapur me temë: "Arsimi dhe interneti" Printoni E-mail
obrazovanietoiinternet2.jpgНMë 12 tetor 2011, në restoranin e Klubit QKR u mbajt ngjarje e hapur me temë "Arsimi dhe interneti", në organizim të Shoqatës së qytetarëve "Internet Hotline Provider Maqedoni". Kjo ligjeratë ishte e dedikuar për arsimtarët dhe prindërit, ndërsa ligjerues ishin Violeta Gjorgjievska nga Internet Hotline Provider, Irina Shumadieva nga Fondacioni Metamorfozis dhe Mishel Bush - ekspert nga BE-ja për sigurinë e fëmijëve në internet, i cili mbajti një prezantim gjithpërfshirës për këtë temë.

Përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis, përveç prezantimit të parimeve kryesore për privatësi dhe siguri të fëmijëve në internet, në mënyrë plotësuese i prezantoi edhe filmat e shkurtër edukativë dhe lojërat për fëmijë, që u përgatitën nga ana e Fondacionit Metamorfozis në kuadër të projektit "Privatësia në internet në mënyrë të lehtë". Ky prezantim ishte bazë për një diksutim të frytshëm dhe këmbim të ideve ndërmjet prindërve dhe arsimtarëve të pranishëm.

Pas përfundimit të ngjarjes, eksperti Mishel Bush i vizitoi zyrat e Fondacionit Metamorfozis, me qëllim që të njihet më mirë me fushën e punës së kësaj organizate, si dhe të hapen mundësi për bashkëpunim në të ardhmen.
obrazovanietoiinternet11.jpg
obrazovanietoiinternet1.jpg




 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates