| Hulumtim për shprehitë e fëmijëve në internet |
|
|
|
Temat e përfshira kanë të bëjnë me privatësinë dhe sigurinë në internet, shfrytëzimin e celularëve, luajtjen e lojërave onlajn, bisedën në çat, sajberdhunën, si dhe shprehitë e përgjithshme në internet. Në hulumtim morën pjesë 517 nxënës të moshës prej 9 deri në 14 vjeçare, nga shkollat fillore lokale të qyteteve të vizituara. Ky është hulumtimi i dytë i zgjeruar i Fondacionit Metamorfozis që u relizua me një mostër më të madhe, joreprezentative për territorin e Republikës së Maqedonisë, pas mini hulumtimit të parë që u realizua në një mostër më të vogël prej 50 nxënësish. |
| Tjetri > |
|---|


Gjatë vizitëts së 8 qyteteve në Republikën e Maqedonisë, ku bëjnë pjesë Shkupi, Tetova, Gostivari, Manastiri, Velesi, Dibra, Negotina, dhe Shtipi, në qershor të vitit 2011, me ç'rast u projektuan filmat e shkurtër edukativë dhe prezantimi i lojërave onlajn që u përgatitën si pjesë e projektit, u realizua një hulumtim për shprehitë e fëmijëve në internet. 