| Bisedë në internet (Çet) |
|
|
|
Mendova se jam e dashuruar...
Isha tinejxhere. Dëshiroja të bëjë gjithçka që bënin moshatarët e mi. Atëherë, të bësh shokë të ri nëpërmjet mIRC-it ishte gjë shumë e popullarizuar. U ndjeva shumë e veçantë kur mu drejtua një djalosh i cili ishte përafërsisht i moshës sime. Biseduam disa herë. Dukeshe aq i sinqertë, sa që askush nuk dyshonte në atë që e fliste. Pas disa takimeve të cilat paraprakisht i caktonim, më kërkoi fotografi. Gati se pa u menduar fare thashë: pse jo. Menjëherë kërkova fotografitë që i kisha të memoruara në kompjuter, e zgjodha më të bukurën dhe ia dërgova nëpërmjet shërbimit për këmbim të fajllave i cili funksionon në kuadër të mIRC-it. Për një kohë të shkurtë, morra fotografi kthyese. Ishte shumë tërheqës. Nga ai moment fillova pa ndërprerë të mendoj se sa i mrekullueshëm që është dhe sa fat kam që nga ky komunikim filloi të lindë diçka e posaçme. Me kalimin e kohës filluam të merremi vesh për tu takuar në të vërtetë. U morrëm vesh të takohemi tek stacioni i autobusëve “Kim” në Partizanskë..Kur zdrypa nga autobusi, i shikova fytyrat e personave prezent dhe përfundova se ai akoma nuk ka arritur. U ndala anësh që ta pres. Menjëherë mu afrua një djalosh dhe më tha “Maja?” Ishte emri im, por, djalin nuk e njihja.. E habitur i thashë “po” e pastaj ai mu prezantua. Ishte ai por, nuk dukej njësoj si në fotografi. Më tha: “Nuk kam qenë plotësisht i sinqertë me ty..Foton që ta dërgova është e një këngëtari të njohur në Turqi”. U shqetësova shumë dhe u ndjeva e tradhtuar. Ai e ndjeu këtë dhe më tha se shumë është i lidhur me mua dhe prandaj ka kuptuar se duhet të ma zbulojë identitetin e tij të vërtetë. Prandaj ka sugjeruar të takohemi. Nuk më tërhoqi pamja e tij fizike, por edhe më keq – u lëndova nga josinqeriteti i tij. Arsyetimi i tij ishte se ka pasur frikë se do të heq dorë nga ai para se ta njoftoja. Prandaj e ka bërë këtë. Nuk ka qenë i sigurt, thashë, dhe ia fala. Pas një kohe vazhduam të kontaktojmë, thjeshtë si shokë, derisa një ditë krejtësisht u ndalëm. Miqësia e cila është bazuar në rena thjeshtë nuk mund të vazhdojë.
|


