|
Pas projektimeve të mbajtura në Shkup, Shtip Veles dhe Negotinë, këtë javë, filmat e shkurtër edukativë të përgatitur në kuadër të projektit "Privatësia në internet në mënyrë të lehtë", u paraqitën në Tetovë, Gostivar, Manastir dhe Dibër.
Më 6 qershor, në orën 11, në hapësirat e organizatës Loja në Tetovë, projektimin e ndoqën 50 nxënës të shkollës fillore "Naim Frashëri". Të njëjtën ditë, në orën 14, u mbajt projektim në Qendrën e kulturës - ASNOM në Gostivar, ku ishin të pranishëm rreth 30 nxënës të shkollës fillore "Bratstvo". Më 7 qershor, në ora 11:30, projektim u mbajt në hapësirat e Qendrës kulturore për të rinj në Manastir, ku ishin të pranishëm rreth 40 nxënës të shkollës fillore "Goce Dellçev". Projektimi i fundit u mbajt më 8 qershor, në orën 13:00 në Dibër, në Shtëpinë e kulturës, ku ishin të pranishëm rreth 130 nxënës të shkollës fillore "Vëllazërim Bashkimi". Me këto projektime, u përfshinë 8 qytete të Maqedonisë, me ç'rast filmat i shikuan mbi 470 nxënës të klasave të 7-ta dhe të 8-ta, ndërsa materiale morën rreth 20 shkolla anembanë Maqedonisë. |