Faqja e parë
Bisedë në internet (Çet) Printoni E-mail
 
Çka i ndodhi një familjeje...

Në shkurt të vitit 2000, 33 vjeçari ka  kontaktuar me një vajzë 12 vjeçare nëpërmjet çet dhomës për tinejxherë. Pas këtij kontakti të parë vijoi komunikimi me e-mail për çdo ditë për dy muaj, pastaj kanë pasuar biseda me telefon celular. Në këtë mënyrë vajza është joshur gradualisht, kështu që nga ai kontakt fillestar në çet-dhomë puna ka shkuar aq larg sa që vajza ka pranuar të takohet për së gjalli me të. Gjithë kjo në fund solli deri te abuzimi seksual i vajzës nga ana e këtij 33 vjeçari.

Pas kontaktit të parë në chat room, në një mënyrë të mençur dhe këmbëngulës me e-mail dhe telefon ka arritur të bindë vajzën se është i dashuruar në të. Në fillim vajza i ka refuzuar propozimet e tij që të takohen në të vërtetë, por në fund është dorëzuar dhe ka pranuar të takohet me të në vend publik. Ai ka ardhur me automobil, i është prezantuar viktimës së tij dhe e ka çuar në banesën e tij e cila ka qenë disa kilometra më larg. Në banesën e tij ka filluar një varg sulmesh të neveritshme ndaj vajzës, të cilat janë përsëritur katër herë.

Pas katër takimeve të shkurta me të, vajza, e cila ka qenë sa më e hutuar, nuk ka mund të qëndrojë pa i treguar nënës së saj. Prindërit e saj janë tronditur dhe menjëherë e kanë paraqitur rastin në polici! Kanë kaluar vetëm disa ditë para se ta gjenin njeriun dhe arrestonin, por, pasi që hetimet kanë qenë në rrjedhim, ndërsa gjithashtu janë pritur rezultatet e analizës laboratorike të kompjuterit të tij, atë e kanë lëshuar me kaucion.

Disa ditë më vonë, duke përdorur kompjuterin në vendin e tij të punës, ai ka kontaktuar edhe një vajzë tjetër të mitur. Duke përdorur taktikën e njëjtë, ka vozitur qindra kilometra larg vendit ku banon dhe ka kryer edhe një sulm të ngjashëm. Kolegët e tij të punës kanë zbuluar disa e-maila të dyshimta në kompjuterin e tij dhe kanë alarmuar policinë e cila ka organizuar aksion dhe e ka burgosur njeriun në momentin kur ka hy viktima e ardhshme në automjetin e tij.

Policia e ka burgosur dhe e ka akuzuar për sulm seksual ndaj fëmijëve dhe për posedim të pornografisë së fëmijëve, më vonë e kanë shpallur fajtor dhe e kanë dënuar me burgim. 
monitor-3-al.gif
 
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates