|
Nova Makedonija: Përderisa mbjellin në farmë, fëmijët janë të rrezikuar nga manijakë |
|
|
 Fëmijët më të vegjël se trembëdhjetë vjet nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që u kanosen në Facebook, dhe për këtë arsye nuk duhet ta shfrytëzojnë këtë shërbim, thotë Irina Shumadieva, koordinatore e projekteve për siguri të fëmijëve në internet të Fondacionit "Metamorfozis". Mbjellja e drunjve në farmë, kujdesi për manarët në "Pet society" dhe pirja e pijeve virtuale në "Joe will", në shikim të parë duken si argëtim naiv për fëmijët, mirëpo realiteti është pak më ndryshe. Rasti më i ri i pedofilit 25-vjeçar nga Strumica, i dyshuar për mashtrim të një të mituri nëpërmjet rrjetit Facebook, është edhe një rast në serinë e vjedhjes së identitetit, fotografive ose të dhënave personale të shfrytëzuesve për keqpërdorim të të miturve nga keqbërësit.
|