Faqja e parë arrow Media arrow Me mençuri onlajn: Verë e gjatë, shumë zbavitje, por edhe përgjegjësi e madhe
Me mençuri onlajn: Verë e gjatë, shumë zbavitje, por edhe përgjegjësi e madhe Printoni E-mail
2.29-vnimavaj-na-tvoite-digitalni-otpechatoci-ii-del-veb-intro.png

(Gjurmët digjtale - vazhdim, lexo pjesën e parë) 10, 9, 8, 7... numërimi nga e prapa filloi dhe gati se është në fund. Vera e gjatë është para teje dhe tërë kohën e lirë do të mund ta shfrytëzosh për aktivitete të ndryshme, ku në mes tjerash do të jetë edhe luajtja e lojërave në kompjuter dhe shfletimi i ueb-faqeve interesante në Internet. Fakti që do të kesh shumë kohë dhe shumë liri, nuk do të thotë se duhet të reflektohet në përgjegjësinë tënde përderisa je onlajn. Edhe më tej duhet të kesh kujdes se me kë komunikon, çka thua dhe çfarë gjurmësh lë pas vetes. 

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 08.06.2010, e martë
 
Ja disa këshilla të shkurtra: 
  1. Fjalëkalimin që e përdor për aktivitete të ndryshme onlajn, duhet ta trajtosh brushë për dhëmbë – mos e ndaj me askë.
  2. Mos harro të çlajmërohesh kur viziton ndonjë shërbim onlajn, posaçërisht kur je në shkollë apo në ndonjë vend tjetër publik ku nuk e shfrytëzon kompjuterin tënd.
  3. Gjurmët digjitale mund të shërbejnë edhe për qëllime të mira – poqese i i shfrytëzon të tuat, më lehtë dhe më shpejtë mund të arrish tek ueb-faqet të cilat i ke vizituar (nëpërmjet historisë së shfletuesit) apo te ato të cilat i ke shënuar si të preferuara.2.29-vnimavaj-na-tvoite-digitalni-otpechatoci-ii-del-veb.png
  4. Çdo vizitë në ndonjë ueb-faqe lë gjurmë.
  5. Ruaje historinë e programeve për bisedë që i shfrytëzon - kjo do të të ndihmojël të kesh dëshmi nëse dikush të drejtohet në mënyrë të papërshtatshme, ofenduese apo shqetësuese.
  6. Mbroje indentitetin tënd personal në Internet – Po ta takoje dikë në jetën reale, a do t'i tregoje menjëherë gjithçka për vetveten? – Me siguri jo: Ke kujdes se çfarë të dhënash personale zbulon onlajn, posaçërisht në rrjetet sociale, pasiqë ato dikush mund t'i shfrytëzojë për të krijuar profile të rrejshme për ty dhe ta mbushë me të pavërteta, t'i nënçmojë shokët/shoqet tua e të ngjashme.
Përkujtoji edhe këshillat tjera për përdorim të sigurt të Internetit nëpërmjet pjesës për fëmijë dhe tinejxherë në www.crisp.org.mk. Pastaj me meritë futu në pjesën "Përmbajtje të dobishme dhe interesante për fëmijë", si dhe nëpër pjesët tjera të ueb-faqes për të gjetur lojëra të ndryshme, softuer dhe vende të tjera zbavitëse  për fëmijë në Internet. Paç një verë të mirë, të sigurt dhe me zbavitje!
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates