Faqja e parë
Kij kudes për gjurmët tua digjitale Printoni E-mail
2.28-vnimavaj-na-tvoite-digitalni-otpechatoci-veb-intro.png Kanë ngelur vetëm edhe 10 ditë deri në përfundim të këtij viti shkollor. Së shpejti do të mundesh t'i hedhësh në bodrum librat e këtij viiti shkollor dhe t'i përkushtohesh verës së gjatë që është para teje. Kënaqësi, shoqërim, lojëra onlajn dhe zbavitje. Mirëpo mos e kalo tërë kohën tënde të lirë në Internet, mundohu që më shumë të shoqërohesh në jetën reale. E kur të jesh onlajn, mos harro të kesh kujdes për gjurmët tua digjitale. Ato, si edhe gjurmët e vërteta nga gishtërinjtë e tu, mund ta zbulojnë indentitetin tënd.
Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 01.06.2010, e martë
Gjithçka që bën kur je i lidhur në Internet është publike, bile edhe kur je vetë në dhomën tënde. Çdo kompjuter që lidhet në Internet, merr të ashtuquajtur adresë IP, që është unike për çdo kompjuter, që është e ngjashme me adresën e vendit ku jeton. Nëse bën diçka jolegale apo jotëdrejtë, policia mund të të gjejë shumë lehtë. Mirëpo, e njëjta vlen edhe për shkelësit e ligjit, prandaj nëse has në ndonjë përmbajtje të papërshtatshme ose dikush që të kontakton onlajn të shqetëson, ruaji gjurmët tua digjitale  siç janë historia e shfletuesit tënd të Internetit dhe atë të MSN Messenger-it  apo Skype-it.

2.28-vnimavaj-na-tvoite-digitalni-otpechatoci-veb.png
Duhet të kesh kujdes edhe për emrat dhe pseudonimet që i shfrytëzon kur publikon përmbajtje në blogun tënd ose kur bën komente në përmbajtjet e publikuara nga të tjerët, si p.sh. videot në YouTube. Poqese identifikohesh publikisht, dhe bën koment që është i papërshtatshëm, kjo mund të të shkaktojë problem në të ardhmen, kur do të duhet të regjistrohesh në fakultet ose kur do të fillosh me punë. Ajo që është e dukshme për të gjithë, mund të shihet edhe nga ata që do të duhet të të punësojnë për shembull. Prandaj, më mirë shfrytëzo pseudonim se sa emrin tënd të vërtetë.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates