|
Tribunë: Sigurt në Internet në Kavadar |
|
|
|
Më 20 prill, në sallën e kuvendit të komunës së Kavadarit u mbajt tribunë me temë: Sigurt në Internet, nga ana e stacionit lokal policor, e përkrahur nga OSBE-ja. Në tribunë morrën pjesë nga 10 nxënës nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës në moshë 12-17 vjeçare, drejtorët dhe shërbimet profesionale të shkollave, këshilltarë nga Byroja për zhvillimin e arsimit, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të mediumeve, si dhe redaktorë të ueb-faqeve lokale të cilat shkruajnë për jetën e natës në Kavadar. Gordana Bogeva, anëtare e rrjetit që përbëhet nga përfaqësues të trajnuar të shkollave dhe të OJQ-ve nga Maqedonia, e formuar në kuadër të projektit "Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtat e tyre në Internet", mbajti një prezantim edukativ në këtë temë.
|