Faqja e parë
Botë virtuale për hulumtim dhe argëtim Printoni E-mail
2.20-virtuelen-svet-za-istrazuvanje-i-zabava-intro.png Poptropika është botë virtuale për fëmijë që mundëson hulumtim dhe lojë në mjedis tërësisht të sigurtë. Çdo muaj, miliona fëmijë nga e tërë bota argëtohen dhe informohen nëpërmjet kërkimeve, tregimeve dhe lojërave në poptropika. Poqese ëndërron të udhëtosh çdokund nëpër botë, vazhdimisht të mësosh gjëra të reja dhe të përjetosh avantura emocionuese, kjo ueb-faqe mund të jetë vend i shkëlqyeshëm për ty, ku do të mund ta kalosh kohën e lirë.
Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 06.04.2010, e martë
Mund ta krijosh karakterin tënd virtual, të cilin do ta shëtisësh prej ishullit në ishull, ta veshësh me tesha të ndryshme dhe të mbledhësh medalje speciale gjithmonë kur do të përfundosh me sukses ndonjë mision. Në fakt, kjo është një lojë onlajn në të cilën marrin pjesë vetë shfrytëzuesit, të cilët garojnë dhe në të njëjtën kohë mund të komunikojnë ndërmjet vete në mënyrë të sigurtë.

Përmbajtjet e ueb-faqes janë të dedikuara për fëmijë të moshës 6 deri në 15 vjet, ndërsa përveç mundësive të kufizuara për hulumtim dhe argëtim pa pagesë, ekziston edhe opcioni për pagesë të kompenzimit mujor për shfrytëzim të saj.
 
2.20-virtuelen-svet-za-istrazuvanje-i-zabava.png

Poptropika është mjedis shumë i popullarizuar onlajn për fëmijë që numëron 76 milionë shfrytëzues nga e gjithë bota. Që ta shfrytëzosh plotësisht atë që e ofron kjo ueb-faqe, do të duhet të dish t'i lexosh porositë të cilat paraqiten në gjuhën angleze, mirëpo kjo është një mundësi e mirë që këtë ueb-faqe t'ua prezantosh prindërve apo vëllaut ose motrës më të madhe, dhe pastaj bashkërisht të udhëtoni dhe të hulumtoni nëpër botë.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates