| Ngjarje e vërtetë për sajber dhunë: Shoqëri e shkatërruar |
|
|
|
Nuk themi kot se të dhënat personale janë vetëm për vete dhe se duhet të kemi kujdes se me kë i ndajmë ato dhe për çfarë qëllimi. Ndërsa kur bëhet fjalë për fjalëkalimet (password-et), nuk ka dyshim
- ata janë vetëm për ty, nuk duhet t'ia tregosh as shokut ose shoqes më të mirë. Ja pse...Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 30.03.2010, e martë Dy shoqe kanë ndarë gjithçka në mes vete, bile edhe fjalëkalimet (password-et) e e-mail adresave të tyre. Një grup i vajzave më të popullarizuara të shkollës e kanë takuar Kejtin dhe e kanë bindur t'ua tregojë fjalëkalimin për qasje te e-mail-i i shoqes së saj më të mirë. Ajo ka menduar se me këtë ato do ta pranonin në shoqëri dhe edhe vetë ajo do të bëhet më e popullarizuar. Një ditë shfrytëzuesja e kësaj e-mail adrese ka marrë porosi nga një dërgues i panjohur, mirëpo kur e ka hapur ka parë se është dërguar nga një djalë nga klasat më të larta. Porosia ka qenë me përmbajtje provokative nga e cila ajo është shqetësuar dhe është turpëruar. Kur ka kuptuar se për çka bëhet fjalë, nuk ka mundur të besojë. Në fakt, pasiqë Kejti e ka ndarë fjalëkalimin e e-mailit të saj me vajzat zemërliga, ato kanë hyrë në e-mailin e saj dhe kanë dërguar porosi provokative deri te të gjithë djemtë më të mëdhenj të shkollës, sikur t'i kishte dërguar vetë ajo. Në porosi ato kanë futur edhe një fotografi e cila ka qenë fotomontazh i kokës së saj dhe një trupi lakuriq të cilën e kanë marrë nga një fotografi e publikuar në ndonjë ueb-faqe për të rritur. Tani, vajza me fjalëkalimin e keqpërdorur turpërohet të shkojë në shkollë, pasiqë të gjithë bëjnë me gisht kah ajo, ndërsa Kejti më nuk është shoqe e saj. Ajo ka bërë vlerësim të gabuar se me shoqen e saj më të mirë mund të ndajë gjithçka, mirëpo tani e di se po ta tregosh fjalëkalimin, ai mund të keqpërdoret, bile edhe padashje, nga ndonjë i afërt. Mos lejo që të bëhet shumë vonë edhe për ty - ruaji fjalëkalimet vetëm për ty. Linik deri te tregimi origjinal (video) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|


