
Edhe pse këmbimi i porosive nëpërmjet e-mailit është punë shumë e thjeshtë, e sigurtë, dhe e zakonshme, nuk do të thotë se duhet t'i harrojmë rregullat që e mundësojnë këtë komunikim të sigurtë. Ky tregim flet për një problem që ka ndodhur si rezultat i thyerjes së fjalëkalimeve të e-mailave të katër të punësuarve të një firme.
Pasiqë katër të punësuarit kanë vërejtur se nuk mund të kenë qasje në e-mailat e tyre me fjalëkalimet që vetë i kanë vendosur, rastin e kanë paraqitur te
Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale. Problemi fiton peshë edhe më të madhe, pasiqë këta persona i kanë shfrytëzuar e-mail adresat e tyre private për qëllime zyrtare. Ata kanë kërkuar nga Drejtoria që t'u kthehet qasja në e-mail adresat e tyre ose ato e-maile të bllokohen plotësisht. Situata është komplikuar edhe më tepër pasiqë e-mailet kanë qenë të hapur në shërbimin për e-maile
Yahoo, të cilët kanë procedurë të përcaktuar në mënyrë shumë decicde për këto raste, siç janë: futja e fjalëkalimit të saktë, përgjigja në pyetjen e fshehtë ose e-mail adresa alternative, të cilat lihen gjatë procesit të krijimit të e-mailit. Poqese kjo procedurë është e suksesshme, shërbimi mund të ofrojë qasje të sërishme te posta elektronike e shfrytëzuesit. Në të kundërtën, nuk mund të bëhet asgjë.
Prandaj, është shumë me rëndësi të krijohen fjalëkalime të qëndrueshme, që nënkupton kombinim të mirë të shkronjave dhe numrave dhe/ose shenjave speciale, të mbahen mend, si dhe të shfrytëzohen e-mail adresa të ndryshme për qëllime private dhe zyrtare. Kjo do ta pengojë keqpërdorimin e kontakteve personale për qëllime private dhe e kundërta. Poashtu, gjatë krijimit të e-mail adresave, nuk duhet te anashkalohen ose të merren joseriozisht pyetjet personale dhe adresat alternative. Në to duhet përgjigjur dhe duhet plotësuar mu për këto çështje. Kjo do të thotë se pyetja "Në cilin vit jam lindur" nuk është e tillë që duhet ta parashtroni, pasiqë me gjasë shumë njerëz do të dijnë se si t'i përgjigjen dhe me këtë të bëhen thyes potencialë të e-mail adresës suaj. Nga ana tjetër, e-mail adresat alternative dhe përgjigjet në pyetjet e fshehta gjithsesi duhett'i mbani mend, pasiqë ato shfrytëzohen në ato raste kur e keni harruar fјаlëkalimin ose ai është ndryshuar nga dikush tjetër.