Faqja e parë arrow Media arrow Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Profil i rrejshëm i një gazetareje me autoritet
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Profil i rrejshëm i një gazetareje me autoritet Printoni E-mail
2.13-vistinski-slucki-od-makedonija---lazen-profil-na-ugledna-novinarka-intro.png Njerëzit të cilët dëshirojnë t'i bëjnë keq dikujt, do ta bëjnë këtë qoftë në jetën reale ose në jetën virtuale. Për fat të keq, jeta virtuale ta jep ndjenjën e një lirie më të madhe dhe, atyre që dëshirojnë të bëjnë keq, u jep mënyrë plotësuese dhe më të lehtë për ta bërë një gjë të tillë. Viktimë e një njeriu të tillë mund të jetë çdokush, mirëpo shumë shpesh, sfidë e veçantë për këta keqbërës janë njerëzit publikë dhe me autoritet. Ngjarja e mëposhtme e vërtetë është shembull i keqpërdorimit të të dhënave personale të një gazetareje me autoritet në Maqedoni. 
 
Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 16.02.2010, e martë
Çdokush mund të hapë profil në Facebook dhe shumëkush e bën këtë. Vetëm në Maqedoni ka mbi 500 000 profile dhe ky numër vazhdimisht rritet. Kush do të mund të paramendonte se profili i ndonjë të njohuri apo shoku tuaj nuk është i krijuar nga vetë ai. Mirëpo një gjë e tillë mund të ndodhë dhe me të vërtetë është vështirë të supozohet. I tërë profili është krijuar në emër të kësaj gazetareje, me të dhëna të saja personale dhe fotografi të saja. Nga ky profil janë krijuar miqësi virtuale, janë shkruar komente në emër të saj, të cilat ndonjëherë kanë qenë subjekt talljeje. Adresa e e-mail-it me të cilën është krijuar profili në Facebook, gjithashtu nuk ka qenë adresa e vërtetë e e-mail-it të gazetares.

2.13-vistinski-slucki-od-makedonija---lazen-profil-na-ugledna-novinarka.png

Ajo që është e tmershme në këtë tregim është fakti se puna gazetareske është zakonisht e ndijshme. Gjatë punës komunikohet me lloj-lloj njerëz, këmbehen informata të besueshme, prandaj shumë njerëz kanë menduar se ia dërgojnë dikujt që mund t'i besojnë, ndërsa në fakt ia kanë dërguar dikujt i cili edhe në të ardhmen mund t'i keqpërdorë.

Nëse ke përjetuar situatë të ngjashme të pakëndshme, ose nëse diçka e këtillë të ndodh në të ardhmen, rastin paraqite në drejtori duke dërguar e-mail në Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Ueb-faqja e tyre, ku përveç të dhënave për kontakt, do të gjesh edhe shumë udhëzime të dobishme dhe masa për ruajtje të privatësisë është dzlp.mk. Poqese akoma je në shkollë fillore, nuk duhet të hapësh profil në këto rrjete, posaçërisht jo pa lejen e prindërve tu.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates