Faqja e parë
Pas rastit "shoku i Xheremit - mashtrimi onlajn". Propozime dhe këshilla nga qeveria e Australisë (pjesa e dytë) Printoni E-mail
2.10-po-sluchajot-prijatelot-na-djeremi--onlajn-namamuvanje---predlozi-i-soveti-od-vladata-na-avstralija-ii-del---intro.png Sigurisht tanimë e ke lexuar tregimin për Xheremin – djalin nga Australia, i cili duke menduar se shoku i ri onlajn është moshatar i tij, erdhi në një situatë shumë te rrezikshme, e cila për fat të mirë u pengua nga policia australiane. Në numrin e sotshëm, lexo për masën e dytë për rritje të sigurisë së fëmijëve në internet, që e propozon qeveria australiane, të cilën ti duhet ta propozosh në shkollën tënde. Përkujtoje poashtu edhe masën e рarë, e cila është përshkruar në numrin e kaluar të "Kolibrit".

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 02.02.2010, e martë
Fillimisht formohen dy grupe më të mëdha në klasë, të cilat duhet të përgatisin lista me propozime për mbrojtje nga paraqitjet e rrjeshme në "dhomat për bisedë", në lojërat onlajn dhe ueb-faqet për rrjetëzim social. Në fund, propozimet më të mira ndahen në një vend. 

2.10-po-sluchajot-prijatelot-na-djeremi--onlajn-namamuvanje---predlozi-i-soveti-od-vladata-na-avstralija-ii-del.png

Gjatë kësaj, duhet t'i kesh parasysh këto gjëra të rëndësishme:

  • Mospërdorimi i emrave flertues në profile, pasiqë ato mund të shkaktojnë tërheqje të padëshiruar të vëmendjes.
  • Si të paraqitet ndonjë kontakt në raste kur perosni i cili qëndron pas tij parashtron pyetje të pahijshme?
  • Si të ballafaqohesh me kontaktet e padëshiruara?
  • Komuniko me shokët onlajn në forume të hapura dhe mos prano ftesa për komunikim privat!
  • Mos prano ftesa për takime me shokët onlajn, pa mos u pajtuar paraprakisht për këtë së paku njëri nga prindërit e tu, i cili gjithashtu duhet të marrë pjesë në atë takim, mundësisht në ndonjë vend publik.
  • Nëse ti ose ndonjë fëmijë tjetër është në rrezik, për shembull je/është cak i ndonjë grabitqari onlajn - ku ta paraqesish rastin, a e di numrin e policisë?
Mbrojtja e të dhënave personale siç janë: emri dhe mbiemri i plotë, adresa e banimit, mosha,  numri i celularit dhe adresa e e-mailit, si dhe vendet ku dikush mund të të gjejë, siç janë: shkolla, qendra për gjuhë të huaj ku mëson gjuhë të huaj, klubi sportiv në të cilën ushtron etj. Këtu bëjnë pjesë edhe fotografitë prej ku mund të nxirren këto informata.
Pasi të gjithë të merrni pjesë në dhënien e propozimeve për këto tema dhe me kujdes ta zgjidhni më të mirën dhe më të rëndësishmen, merruni vesh për përgatijen e një posteri të cilin do ta ngjitni në klasën tuaj. Një poster të këtillë mund të bësh edhe për në shtëpi dhe ta ngjesësh në afërsi të kompjuterit, ashtu që këto udhëzime të rëndësishme t'i kesh gjithmonë para syve.


Vazhdim...
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates