| Zbavitje onlajn për më të vegjëlit - me lara dhe sigurt |
|
|
Interneti është burim i pashtershëm për të gjitha nevojat, dëshirat dhe intereset tona, ato për të cilat dijmë dhe ato për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm. Megjithatë, shpesh paraqet problem të gjendet sendi i vërtetë në momentin e vërtetë dhe për kohë të shkurtër. Duke kërkuar përmbajtje zbavitëse dhe interesante, mundemi që rastësisht të hasim në përmbajtje pornografike, raciste, të pandershme, ose përmbajtje të papërshtatshme dhe shqetësuese të ndonjë lloji tjetër. Mos u turpëro nëse të ndodh kjo, por menjëherë tregoju prindërve, e ata do të dijnë se çka duhet të bëjnë. E për të qenë i sigurt se një gjë e këtillë nuk do të ndodhë, vizito vetëm burime të rekomanduara më parë me përmbajtje për fëmijë. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 29.12.2009, e martë Një burim i këtillë është propozimi i sotshëm në rubrikën "Sigurtë në internet". Quhet „Kidyos“ dhe u dedikohet më të vegjëlve - fëmijëve të moshës deri në gjashtë vjet, edhe pse mund ta shfrytëzosh edhe nëse ke 10 vjet. Burim i pakufishëm i filmave të vizatuar dhe të animuar, lojërave interesante dhe të dobishme, ueb-faqeve zbavitëse - e gjithë kjo e përmbledhur në një vend në internet, në kidyos. Pink panteri, Snupi, karakteret nga mapet-shou dhe shumë të tjerë, do t'i kesh në dispozicion me vetëm disa klikime. Nëse je në moshë deri 6-vjeçare ose ke vëlla ose motër më të vogël në këtë moshë, propozoje www.kidyos.com si ueb-faqe që duhet të jetë e përzgjedhur në kompjuterin e shtëpisë. Kidyos kërkon regjistrim që të mund të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe përmbajtjet, mirëpo është plotësisht pa pagesë për përdorim. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|




