| Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Ndërrimi i identitetit të një gazetareje të re |
|
|
Në kohën e sotme, të gjithë shfrytëzojmë mënyra të ndryshme për komunikim me shokët, kolegët, farefisin. E gjithë kjo përputhet me kohën në të cilën jetojmë dhe mundësitë që i ofrojnë teknologjitë e reja. Duke filluar nga porositë SMS që i këmbejmë nëpërmjet celularit, porosive të e-mailit që i dërgojmë dhe që i pranojmë nëpërmjet internetit, e gjer te programet për bisedë (çat) dhe shërbimet për rrjetëzim social, kemi shumë mundësi të lidhemi, të komunikojmë dhe të mbetemi në kontakt me njerëzit që i njohim nga jeta reale. Kur shfrytëzohen këto begati të internetit për qëllime private është një gjë, mirëpo është diçka krejtësisht tjetër kur ato shfrytëzohen edhe gjatë komunikimit profesional. Ky tregim ka të bëjë me një gazetare të re nga Maqedonia, në profilin e së cilës në Facebook, ka depërtuar dikush dhe e ka keqpërdorur atë, e poashtu edhe adresën e saj të e-mail-it, që ka pasur pasoja në punën e saj. Vajza e re, e cila punon në një televizion maqedonas, ka pasur profil të sajin në Facebook, nëpërmjet të të cilit ka qenë e lidhur me disa njerëz me të cilët ka bashkëpunuar edhe profesionalisht, e poashtu ka pasur edhe adresë të sajën të e-mailit, nëpërmjet të së cilës ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz të njohur nga vendi ynë. Një ditë ka vërejtur se dikush ka depërtuar në profilin e saj. Nga profili i saj janë dërguar porosi në emër të saj, ndërsa e njëjta ka ndodhur edhe me adresën e saj të e-mailit. Ajo assesi nuk ka mundur të lajmërohet në profilin e saj, që ta kthejë në gjendjen fillestare, as me ndihmën e pyetjes së fshehtë që haset në shumë shërbime dhe shërben për identifikim të shfrytëzuesit në rast se ai i harron të dhënat për lajmërim, e as nëpërmjet adresës alternative (plotësuese) të e-mailit e cila shënohet gjatë regjistrimit për këtë qëllim. Reagimi i saj në lidhje me profilin e saj të ndryshuar ka qenë ky: ajo e kа paraqitur rastin në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale, mirëpo në ndërkohë menjëherë ka hapur profil të ri me fotografi të re dhe me emrin dhe mbiemrin e njëjtë. Kjo ka shkaktuar një ngatërresë të vogël, pasiqë kur është dashur të fshihet profili, nuk ka qenë e qartë se cili është profili në të cilin është depërtuar, e cili është profili i ri që duhet të ngelë aktiv. Kjo megjithatë është zgjidhur për një ditë, mirëpo me rëndësi është ta dish se poqese të ndodh diçka e këtillë, duhet ta bësh të qartë se cili është profili i ri, që të mos ndodhë ndonjë ngatërresë nga ana e shërbimit, në momentin kur do të ndërmarrë veprim për ta fshirë atë, që në raste të tjera mund të shkaktojë zgjatje të procedurës. Nëse të ka ndodhur ndonjë situatë e ngjashme e pakëndshme, ose diçka e ngjashme të ndodh në të ardhmen, rastin paraqite te drejtoria duke dërguar e-mail në
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
Ueb-faqja e tyre, ku përveç të dhënave për kontakt, do të gjesh edhe shumë udhëzime dhe masa të dobishme për ruajtjen e privatësisë, është dzlp.mk. Ndërsa, nëse akoma je në shkollë fillore, nuk duhet të hapësh profil në këto rrjete, posaçërisht jo pa pëlqimin e prindërve të tu. Sa i përket shërbimit të e-mailit, duhet t'ua tërheqim vërejtjen se Hotmail dhe MSN, nuk do të ndërmarrin asnjë veprim sipas kërkesave të këtij lloji, ashtu që duhet të jesh shumë i kujdesshëm me të dhënat tua për qasje në to, ku i lë, kujt ia tregon dhe si i krijon. Mbaje mend, fjalëkalimet duhet të jenë të forta, d.m.th. të përbëhen nga kombinime të shkronjave dhe numrave, të mos përmbajnë terme që mund t'i gjejë secili, si dhe të mos ia tregoni askujt dhe kohë pas kohe t'i ndryshoni. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|


