| Raylit - edukim onlajn dhe zbavitje e garantuar për çdo fëmijë |
|
|
Në këtë numër të "Kolibrit" do ta prezantojmë ueb-faqen mjaft zbavitëse dhe nga e cila mund të mësohen shumë gjëra "Raylit". Poqese je në moshë prej 3 deri në 8 vjet dhe dëshiron t'i zhvillosh aftësitë tuaja mendore dhe fizike, kjo ueb-faqe do të paraqesë një përjetim të përditshëm interesant dhe shumë të dobishëm. Nëse kjo të duket simpatike dhe e dobishme, për këtë ueb-faqe mund të bisedosh me prindërit e tu dhe me pëlqimin e tyre edhe ti do të mund të bëhesh shfrytëzues i tij dhe për çdo ditë të shoqërohesh me miqtë e tu të rinj Figo, Luka dhe Kleo. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 24.11.2009, e martë Heronjtë tu të rinj do të jenë udhëzuesit e tu nëpër sesionet ditore dhe gjatë kësaj do të të mësojnë dhe do të të ndihmojnë ta zgjerosh spektrin e njohurive të tua, duke të bërë personalitet të shëndoshë, të gjindshëm dhe inteligjent. me ambicie për ardhmëri të suksesshme.Të gjitha karakteret e vizatuara kanë zërin e tyre dhe gjatë ushtrimeve dhe lojërave do të të drejtohen nëpërmjet emrit tënd. Sesionet përbëhen prej video-animacioneve, prezantimeve audio-vizuele, lojërave dhe detyrave të cilat do të të çojnë të mendosh, t'i zhvillosh aftësitë e tua, të sillesh mirë dhe gjatë kësaj do të mund t'i mësosh shprehitë kryesore të cilat do të të duhen gjatë jetës. Ato zgjasin një orë dhe përfshijnë tema dhe lloje të aktiviteteve të cilat do ta përmirësojnë aftësinë tënde për analizë, pastaj, do të mundesh të përparosh në fushën e shkrimit dhe të leximit të gjuhës angleze, punës me numra dhe të matematikës elementare dhe në një spektër të gjerë të shkencave të tjera të përgjithshme. Duhet ta dish se kjo ueb-faqe gjendet në adresën www.raylit.com dhe përmbajtjet në të janë krejtësisht pa pagesë dhe janë të miratuara nga një numër i madh i psikologëve, pedagogëve, mësuesve dhe shumë prindërve nga e mbarë bota. Krijo edhe ti profilin tënd në këtë ueb-faqe dhe fillo të argëtohesh dhe të mësosh si edhe shumë fëmijë të tjerë nëpër botë. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|



Heronjtë tu të rinj do të jenë udhëzuesit e tu nëpër sesionet ditore dhe gjatë kësaj do të të mësojnë dhe do të të ndihmojnë ta zgjerosh spektrin e njohurive të tua, duke të bërë personalitet të shëndoshë, të gjindshëm dhe inteligjent. me ambicie për ardhmëri të suksesshme.