Faqja e parë
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Indentitet i vjedhur në internet Printoni E-mail
2.1-vistinski-sluchki-od-makedonija---ukraden-identitet-na-internet-intro.pngInterneti vetvetiu na mundëson shumë gjëra, dhe para se ta lexosh këtë ngjarje, duhet ta dish mirë këtë dhe të mos lejosh që dikush të të thotë se nuk është ashtu. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai është një vend i sigurtë, ku nuk mund të na ndodhë asgjë. Siç u shmangesh rreziqeve në rrugë dhe kujdesesh për veten tënde, gjithashtu duhet të kesh kujdes edhe kur je onlajn. Situata të pakëndshme dhe njerëz të këqinj ka çdokund, po edhe në botën virtuale. Ja një ngjarje e vërtetë, e cila flet për një fëmijë nga Maqedonia.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 10.11.2009, e martë

Dikush ka hapur profil në një ueb-faqe për shoqërim dhe zbavitje, siç janë Facebook-u, Hi5, MySpace, e të ngjashme. I ka mbushur fushat e zbrazëta, ku shënohen të dhënat për personin, me lloj lloj të dhënash. Përveç emri dhe mbimerit, ka lënë edhe të dhëna për gjininë, moshën, ngjyrën e syve, lartësinë, peshën dhe  vendin e banimit, e poashtu ka futur edhe disa fotografi. Është e qartë se këto të dhëna zbulojnë shumëçka për një person, dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë ndonjë problem, posaçërisht kur lihet informata për vendin e banimit. Mirëpo, tregimi nuk përfundon këtu. Në fakt, ky është vetëm fillimi. Problemi qëndron në atë se fëmija me të cilin kanë qenë të lidhura këto të dhëna, nuk e ka krijuar profilin. Atë e ka bërë dikush tjetër. Fëmija as që është pajtuar, e as që ka ditur se është krijuar ndonjë profil për të. Normalisht, fëmija ka reaguar menjëherë sapo ka kuptuar se ekziston diçka e këtillë për të në internet, dhe u është drejtuar përgjegjësve të ueb-faqes. Mirëpo, prej tyre nuk e ka marrë reagimin e pritur. Për shkak se janë keqpërdorur edhe të dhënat e tija personale, ai ka vendosur që rastin ta paraqesë në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale, të cilët kanë arritur që të ndërhyjnë për fshirjen e tyre.
2.1-vistinski-sluchki-od-makedonija---ukraden-identitet-na-internet.png
Gjithsesi, kjo nuk është zgjidhje e plotë, për shkak se, deri sa profili ka qenë aktiv, dikush ndoshta i ka hasur këto të dhëna, që do të thotë se mund edhe t'i keqpërdorë në të ardhmen. Prandaj, duhet të kemi kujdes se çka tregojmë për veten tonë edhe në jetën reale, pasiqë kur ajo vihet në dispozicion onlajn, edhe atëherë kur nuk është aty përgjithmonë, mund të lë gjurmë për një periudhë shumë të gjatë.
 
Nëse të ka ndodhur ndonjë situatë e ngjashme e pakëndshme, ose diçka e ngjashme të ndodh në të ardhmen, rastin paraqite te drejtoria duke dërguar e-mail në Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Ueb-faqja e tyre, ku përveç të dhënave për kontakt, do të gjesh edhe shumë udhëzime dhe masa të dobishme për ruajtjen e privatësisë, është dzlp.mk.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates