| Qeveria franceze ndaloi reklamimin e celularëve për fëmijët |
|
|
|
Për shkak të shqetësimeve në rritje se celularët mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundje të tjera, në Francë do të miratohen ligje të reja kundër përdorimit të celularëve nga ana e fëmijëve. Të gjitha reklamat për telefonat celularë për fëmijët e moshës nën 12 vjeçare do të ndalohen në bazë të ligjit të publikuar javën e kaluar nga ministri për mjedis, Zhan-Luj Borlo - e ai poashtu do të ketë autorizim që ta ndalojë shitjen e të gjithë telefonave të dizajnuar për përdorim nga ana e fëmijëve nën moshën 6 vjeçare. Qeveria franceze gjithashtu do të imponojë kufizime të reja për rrezatimin e telefonave celularë, si dhe rregulla për shitje të obligueshme të telefonave në komplet me dëgjuese, që t'i iket rrezatimit të kokës dhe të trurit të shfrytëzuesve. Javën e kaluar, njëri nga qytetet më të mëdha në Francë, filloi fushatë reklamuese kundër përdorimit të telefonave celularë nga ana e fëmijëve. Që ta lexoni artikullin plotë të gazetës The Independent, që u botua të dielën, klikoni këtu.
|
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|


