|
As fshatrat e Kumanovës nuk mbetën pa edukim |
|
|
|
5 fshatra të Kumanovës u përfshinë në edukimin për përdorim të sigurt të internetit, gjatë muajit të kaluar. Fshatrat: Opajë, Sllupçan, Mateç, Lopatë dhe Hotël, u njoftuan me problemet e sigurisë gjatë përdorimit të internetit, nga ana e Arben Ibraimit, i cili realizoi 5 edukime në secilën shkollë të këtyre fshatrave.
Në fshatin Opajë, komuna e Likovës, edukimet u realizuan në shkollën fillore "7 korriku". Në Sllupçan, edukimet u mbajtën në shkollën "Faik Konica", "Kultura" ishte shkolla e përfshirë në f. Mateç, "Kongresi i Manastirit" në Lopatë, ndërsa shkolla "Andon Zako Çajupi" ishte vendi ku u realizuan takimet edukative për banorët e Hotlës. Në çdo shkollë, kishte edukime për pjesëmarrës nga të gjitha grupet e qëllimit. U përfshinë nga rreth 120 nxënës të çdo shkolle, nga 15 arsimtarë dhe po aq prindër. Materialet u shpërndanë në formë të fletushkave. Edukimi në të gjitha shkollat u realizua në gjuhën shqipe. |