|
Mirëserdhët në ueb-faqen I sigurtë në internet apo CRISP (Children’s Rights on the Internet – Safe and Protected)! e krijuar që të kontribuojë për siguri më të madhe dhe mbrojtje të së drejtave dhe privatësisë së fëmijëve në internet. Faqja është pjesë e projektit Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet (ose shkurt CRISP) të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis me ndihmën financiare nga Unioni Evropian.
Kjo ueb-faqe përmban numër të madh gjërash të dobishme për fëmijët dhe tinejxherët, prindërit e tyre dhe arsimtarët. Këtu do të gjeni këshilla dhe udhëzime për tu kënaqur në begatitë e internetit, informata të përgjithshme për internetin si medium, mundësitë që i ofron ai, rreziqet që i sjell me vete dhe mënyrat se si të mbrohemi prej tyre. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të përshtatura për shfrytëzues të niveleve të ndryshme (prej atyre që kanë njohuri minimale për internetin e deri tek ato që janë shfrytëzues të rregullt të tij) si dhe për kategori të moshave të ndryshme (fëmijë të shkollave fillore, tinejxherë dhe të rritur). |





