Dita për internet më të sigurt - "Ta zbulojmë botën digjitale së bashku... në mënyrë të sigurt!" Printoni E-mail
saferinternetday2012logo.jpgDita e sotme, 7 shkruti 2012, është Dita për internet më të sigurt. Me kalimin e viteve, Dita për internet më të sigurt u bë ngjarje tradicionale në kalendarin për siguri onlajn. Duke filluar si iniciativë e projektit të BE-së, Kufinj të sigurt, në vitin 2004, kjo ditë tani shënohet në 6 kontinente, në mbi 70 vende anembanë botës. Çdo vit zgjidhen tema, duke filluar nga sajberdhuna e deri te rrjetet sociale, të cilat përputhen me çështjet e reja onlajn dhe i reflektojnë brengat aktuale.
Lexoni përmbajtjen...
 
Të rinjtë gjthnjë e më shumë i ndajnë me të tjerët fjalëkalimet e profileve të tyre onlajn Printoni E-mail
password.jpgНMë 17 janar 2012, në New York Times u botua një аrtikull i Matt Richtel  me titull "Të rinj, të dashuruar, ndajnë gjithçka me të tjerët, duke i përfshirë edhe fjalëkalimet".
Lexoni përmbajtjen...
 
Za zdravje: Mos lejoni që fëmija juaj të bëhet viktimë e sajberdhunës Printoni E-mail
zazdravje.jpgPorositë tekstuale, rrjetat sociale dhe porositë elektronike paraqesin mënyrë moderne të komunikimit të fëmijëve që jetojnë në këtë kohë. Mirëpo, këto mënyra të komunikimit mund të keqpërdoren me qëllim që dikush ta shqetësojë dhe ta frikësojë fëmijën Tuaj.


 
Ngjarje e hapur me temë: "Arsimi dhe interneti" Printoni E-mail
obrazovanietoiinternet2.jpgНMë 12 tetor 2011, në restoranin e Klubit QKR u mbajt ngjarje e hapur me temë "Arsimi dhe interneti", në organizim të Shoqatës së qytetarëve "Internet Hotline Provider Maqedoni". Kjo ligjeratë ishte e dedikuar për arsimtarët dhe prindërit, ndërsa ligjerues ishin Violeta Gjorgjievska nga Internet Hotline Provider, Irina Shumadieva nga Fondacioni Metamorfozis dhe Mishel Bush - ekspert nga BE-ja për sigurinë e fëmijëve në internet, i cili mbajti një prezantim gjithpërfshirës për këtë temë.

Lexoni përmbajtjen...
 
"Privatësia në internet në mënyrë të lehtë" në LAN Fest Printoni E-mail
lanfest232.jpgNë periudhën 20-22 maj, në sallën sportive "Boris Trajkovski", u mbajt konferenca LAN Fest, ku Fondacioni Metamorfozis ishte në mesin e ekspozuesve. Kjo ngjarje përbëhet nga disa ngjarje të veçanta, që ekspozuesve dhe vizitorëve u mundëson bashkëpunim efektiv në fushën e teknologjive të informatikës dhe të komunikimit.

Lexoni përmbajtjen...
 
Dnevnik: Mashtrues thurin rrjeta në "Facebook" Printoni E-mail
izmamnici_pletat_mrezhi_na_facebook.jpg
Vjedhje parash, keqpërdorim i të dhënave personale, fshirje të fajllave nga kompujteri, "humbje" e familjes... Këto janë vetëm një pjesë e problemeve që mund t'i keni nëse bini në kurthin e ndonjërës nga qindra mashtrimet në internet, që po qarkullojnë në rrjetin social "Facebook", i cili me të madhe shfrytëzohet edhe në Maqedoni.

 
Nova Makedonija: Përderisa mbjellin në farmë, fëmijët janë të rrezikuar nga manijakë Printoni E-mail
Додека садат на фармата, ги демнат манијаци Fëmijët më të vegjël se trembëdhjetë vjet nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që u kanosen në Facebook, dhe për këtë arsye nuk duhet ta shfrytëzojnë këtë shërbim, thotë Irina Shumadieva, koordinatore e projekteve për siguri të fëmijëve në internet të Fondacionit "Metamorfozis".

Mbjellja e drunjve në farmë, kujdesi për manarët në "Pet society" dhe pirja e pijeve virtuale në "Joe will", në shikim të parë duken si argëtim naiv për fëmijët, mirëpo realiteti është pak më ndryshe. Rasti më i ri i pedofilit 25-vjeçar nga Strumica, i dyshuar për mashtrim të një të mituri nëpërmjet rrjetit Facebook, është edhe një rast në serinë e vjedhjes së identitetit, fotografive ose të dhënave personale të shfrytëzuesve për keqpërdorim të të miturve nga keqbërësit.

 
Me mençuri onlajn: Verë e gjatë, shumë zbavitje, por edhe përgjegjësi e madhe Printoni E-mail
2.29-vnimavaj-na-tvoite-digitalni-otpechatoci-ii-del-veb-intro.png

(Gjurmët digjtale - vazhdim, lexo pjesën e parë) 10, 9, 8, 7... numërimi nga e prapa filloi dhe gati se është në fund. Vera e gjatë është para teje dhe tërë kohën e lirë do të mund ta shfrytëzosh për aktivitete të ndryshme, ku në mes tjerash do të jetë edhe luajtja e lojërave në kompjuter dhe shfletimi i ueb-faqeve interesante në Internet. Fakti që do të kesh shumë kohë dhe shumë liri, nuk do të thotë se duhet të reflektohet në përgjegjësinë tënde përderisa je onlajn. Edhe më tej duhet të kesh kujdes se me kë komunikon, çka thua dhe çfarë gjurmësh lë pas vetes. 

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 08.06.2010, e martë
 
Lexoni përmbajtjen...
 
Kij kudes për gjurmët tua digjitale Printoni E-mail
2.28-vnimavaj-na-tvoite-digitalni-otpechatoci-veb-intro.png Kanë ngelur vetëm edhe 10 ditë deri në përfundim të këtij viti shkollor. Së shpejti do të mundesh t'i hedhësh në bodrum librat e këtij viiti shkollor dhe t'i përkushtohesh verës së gjatë që është para teje. Kënaqësi, shoqërim, lojëra onlajn dhe zbavitje. Mirëpo mos e kalo tërë kohën tënde të lirë në Internet, mundohu që më shumë të shoqërohesh në jetën reale. E kur të jesh onlajn, mos harro të kesh kujdes për gjurmët tua digjitale. Ato, si edhe gjurmët e vërteta nga gishtërinjtë e tu, mund ta zbulojnë indentitetin tënd.
Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 01.06.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Ueb-faqe interesante për mësim të fjalëve kryesore të shumë gjuhëve të huaja Printoni E-mail
2.27-interesen-sajt-za-uchenje-osnovni-zborovi-na-povekje-svetski-jazici-veb-intro.png
Njohja e sa më shumë gjuhëve të huaja në kohën e sotme është prioritet i çdo njeriu të ri dhe me perspektivë. Poqese edhe ti dëshiron ta mësosh ndonjërën nga gjuhët më të përdorura botërore, ueb-faqja chillola.com mund të të ndihmojë t'i mësosh fjalët kryesore për sendet që të rrethojnë.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 25.05.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Përmbajtje të panumërta zbavitëse dhe të dobishme për fëmijë Printoni E-mail
2.26-bezbroj-zabavni-i-korisni-sodrzhini-za-deca-veb-intro.png
Pa marrë parasyhs se a dëshiron që kohën tënde të lirë ta shfrytëzosh për zbavitje apo për mësim plotësues, ueb-faqja www.kidsites.com mund të paraqesë një kënd tëndin të përditshëm për zhvillim të mëtutjeshëm të shkathtësive tua.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 18.05.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Vend i sigurtë për zbavitje, mësim dhe shoqërim gjatë pushimeve verore Printoni E-mail
2.25-odlicno-mesto-za-zabava-ucenje-i-druzenje-za-vreme-na-letniot-period-intro.png
Edhe pse viti shkollor është nga fundi, kjo nuk do të thotë se mësimi nëpërmjet zbavitjes dhe shoqërimit duhet të përfundojë gjatë pushimeve verore. Poqese dëshiron që kohën tënde të lirë ta plotësosh me aktivitete të dobishme dhe interesante, në ueb-faqen www.mediaart.mk mund të kuptosh shumë më tepër për programin që do ta realizojë qendra e posahapur për fëmijë të moshës prej 4 deri në 12 vjet. 

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 11.05.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Mblidh sa më shumë karrota duke i përmirësuar shkathtësitë tua matematikore Printoni E-mail
2.24-soberi-shto-povekje-morkovi-podobruvajkji-si-gi-svoite-matematichki-veshtini-veb-intro.png
Të mësosh duke u argëtuar është mënyra më e mirë. Nëpërmjet argëtimit dhe shoqërimit është edhe më interesante. Kerotstiks është ueb-faqe për fëmijë të cilët mund ta mësojnë matematikën në mjedis virtual në mënyrë argëtuese.

Botua në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 04.05.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Është bllokuar një profil në Facebook për shkak të ndryshimit të rastësishëm në parametrat e moshës Printoni E-mail
2.23-vistinska-sluchka-od-makedonija-blokiran-profil-na-fejsbuk-poradi-sluchajna-promena-vo-postavkite-za-vozrast-intro.png Ndonjëherë, rastësisht ndodhin punë të papëlqyeshme. Nuk ka nevojë që çdoherë ndonjë person tjetër të na e zbulojë privatësinë apo vetë të gabojmë që të na ndodhë ndonjë rast i papëlqyeshëm në Internet. Vërtetim për këtë është ngjarja e mëposhtme që është e vërtetë.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 27.04.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Videoja e larguar nga YouTube - publikohet përsëri Printoni E-mail
2.22-vistinska-sluchka-od-makedonija---otstraneto-video-od-jutjub--povtorno-se-objavuva-intro.png Për të gjithë ne, imixhi është i rëndësishëm. Është me rëndësi se çka mendojnë njerëzit për ne, çka komentojnë, dhe a na respektojnë. Me mundësitë e reja që i ofron Interneti, imixhi mund të përmirësohet për një çast dhe përnjëherë të bëhemi më të popullarizuar dhe më interesantë për një grup më të madh njerëzish. Për fat të keq, po aq lehtë dikush mund të vendosë diçka në Internet, për shkak të së cilës njerëzit mund ta ndryshojnë mendimin për ne. Një shembull i këtillë është tregimi i mëposhtëm.
Botuarn në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 20.04.2010, e martë
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 15 nga 38
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates