Keqpërdorimet dhe dëmtimi i privatësisë nëpërmjet Facebook-ut assesi të përfundojnë. Përkundrazi, kreativiteti dhe idetë e njerëzve për të bërë punë të këqija po shtohen gjithnjë e më shumë. Ngjarjet e këtilla nuk e anashkalojnë as vendin tonë. Në vazhdim lexoje tregimin për vajzën e mitur e cila është ofenduar nëpërmjet Facebook-ut nga ana e një tinejxhereje tjetër nga shkolla e njëjtë. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
Poptropika është botë virtuale për fëmijë që mundëson hulumtim dhe lojë në mjedis tërësisht të sigurtë. Çdo muaj, miliona fëmijë nga e tërë bota argëtohen dhe informohen nëpërmjet kërkimeve, tregimeve dhe lojërave në poptropika. Poqese ëndërron të udhëtosh çdokund nëpër botë, vazhdimisht të mësosh gjëra të reja dhe të përjetosh avantura emocionuese, kjo ueb-faqe mund të jetë vend i shkëlqyeshëm për ty, ku do të mund ta kalosh kohën e lirë. Botuar në: Kolibri, Nova MakedonijaData e botimit: 06.04.2010, e martë |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
Nuk themi kot se të dhënat personale janë vetëm për vete dhe se duhet të kemi kujdes se me kë i ndajmë ato dhe për çfarë qëllimi. Ndërsa kur bëhet fjalë për fjalëkalimet (password-et), nuk ka dyshim  - ata janë vetëm për ty, nuk duhet t'ia tregosh as shokut ose shoqes më të mirë. Ja pse... Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 30.03.2010, e martë |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
Fotografia është e dhën personale që zbulon shumëçka. Poqese keqpërdoret në Internet, mund të ketë pasoja të pakëndshme për personin që gjendet në fotografi. Një ngjarje e vërtetë për këtë lloj të keqpërdorimit është treguar në tregimin e mëposhtëm. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
Jo gjithmonë mund t'i dijmë qëllimet e vërteta të njerëzve, veçanërisht jo të atyre të cilët i njohim vetëm nga mjediset virtuale. Tregimi i sotshëm flet për një djalë i cili duke e shfrytëzuar naivitetin dhe pakujdesinë e një vajze në Internet, krijon afërsi të rrejshme dhe shoqëri, me qëllim që të fitojë para. Botuar në: Kolibri, Nova MakedonijaData e botimit: 16.03.2010, e martë |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Problemet me hyrjen e palejuar në profilet e huaja në Facebook, ndryshimi i të dhënave personale dhe fotografive, komunikimi në emër të huaj me miqtë e pronarit të profilit dhe ndryshimi i fjalëkalimeve që të pamundësohet qasja, janë të shpeshta dhe të shumta. Nga keqpërdorimet e këtilla nuk janë kursyer as personat publikë dhe të punësuarit në institucione publike që kanë pozita të larta. I tillë është rasti me drejtorin e një spitali në Shkup, për të cilin është hapur profil në Facebook nga ana e një kolegu të tij. Botuar në: Kolibri, Nova MakedonijaData e botimit: 09.03.2010, e martë |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Edhe pse këmbimi i porosive nëpërmjet e-mailit është punë shumë e thjeshtë, e sigurtë, dhe e zakonshme, nuk do të thotë se duhet t'i harrojmë rregullat që e mundësojnë këtë komunikim të sigurtë. Ky tregim flet për një problem që ka ndodhur si rezultat i thyerjes së fjalëkalimeve të e-mailave të katër të punësuarve të një firme. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Ngjarja e vërtetë nga numri i sotëm i "Kolibrit" është shembull për atë se sa rreziqe të mëdha mund të dalin nga kontaktimi i pakujdeshëm me njerëz të panjohur në internet, posaçërisht në dhomat për biseda (chatroom). Bëhet fjalë për një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare nga Masaçusetsi, shoqrëimi onlajn i së cilës me një çift të panjohur, nga ofrimi i ndihmës kalon në keqpërdorim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 23.02.2010, e martë |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Njerëzit të cilët dëshirojnë t'i bëjnë keq dikujt, do ta bëjnë këtë qoftë në jetën reale ose në jetën virtuale. Për fat të keq, jeta virtuale ta jep ndjenjën e një lirie më të madhe dhe, atyre që dëshirojnë të bëjnë keq, u jep mënyrë plotësuese dhe më të lehtë për ta bërë një gjë të tillë. Viktimë e një njeriu të tillë mund të jetë çdokush, mirëpo shumë shpesh, sfidë e veçantë për këta keqbërës janë njerëzit publikë dhe me autoritet. Ngjarja e mëposhtme e vërtetë është shembull i keqpërdorimit të të dhënave personale të një gazetareje me autoritet në Maqedoni. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Paramendo një mjedis onlajn në të cilin mundesh të ndihesh plotësisht i sigurtë, ndërsa në të njëjtën kohë i ke të gjitha mundësitë për shoqërim, zbavitje dhe lojë. Një mjedis i tillë ekziston e aq më tepër aty të gjithë janë pinguinë, ndërsa kur të bashkangjitesh edhe ti do të bëhesh një prej tyre. Klubi i pinguinëve pranon anëtarë të cilët dëshirojnë të jenë të sigurtë, të cilët i respektojnë rregullat për mosndarje onlajn të të dhënave personale me të tjerët dhe të cilët nuk shërbehen me mashtrime dhe ofendime gjatë komunikimit me të tjerët. Објавено во: Колибри, Нова Македонија Датум на објавување: 09.02.2010, вторник |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Lexuesit e rregullt të kësaj rubrike e dijnë mirë tregimin për Xheremin nga Australia dhe për shokun e tij onlajn, i cili në vend të moshatarit të tij, doli se ishte burrë në moshë. Ngjarja e vërtetë e këtij tregimi ka përfundim pozitiv, mirëpo nuk do të thgot se kjo do të ndodhte edhe në çdo situatë tjetër. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kë komunikojmë onlajn, ta dijmë se deri në çfarë shkalle mund t'u besojmë shokëve onlajn si dhe kur dhe si duhet të veprojmë poqese shoku onlajn nga ana tjetër e monitorit na fton në takim. Në 2 numrat e fundit të Kolibrit paraqitëm një pjesë të propozimeve të qeverisë australiane për rritje të sigurisë së të rinjve në internet dhe zvogëlim të rreziqeve potenciale duke e rritur njohuritë dhe vetëdijen për to. Në numrin e sotshëm përfundojmë me propozimin e fundit. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 26.01.2010, e martë |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Sigurisht tanimë e ke lexuar tregimin për Xheremin – djalin nga Australia, i cili duke menduar se shoku i ri onlajn është moshatar i tij, erdhi në një situatë shumë te rrezikshme, e cila për fat të mirë u pengua nga policia australiane. Në numrin e sotshëm, lexo për masën e dytë për rritje të sigurisë së fëmijëve në internet, që e propozon qeveria australiane, të cilën ti duhet ta propozosh në shkollën tënde. Përkujtoje poashtu edhe masën e рarë, e cila është përshkruar në numrin e kaluar të "Kolibrit". Botuar në: Kolibri, Nova MakedonijaData e botimit: 02.02.2010, e martë |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Në numrin e klauar të "Kolibrit", treguam një ngjarje të vërtetë për një djalë nga Australia i cili ka qenë i mashtruar nga një person i panjohur i moshuar nëpërmjet internetit, i cili është prezantuar si moshatar i tij. Nëse nuk e ke lexuar tregimin atëherë, atë mund ta gjesh në www.crisp.org.mk, si edhe ne botimin onlajn të "Kolibrit", ndërsa në këtë numër, siç premtuam, do të mund të lexosh për masat dhe propozimet të cilat i ka paraqitur qeveria australiane në projektin për mbrojtje të fëmijëve nga rreziqet në internet. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 12.01.2010, e martë |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Edhepse internetin mund ta shfrytëzosh për punë shumë interesante dhe të dobishme siç janë marrja e informatave për projektet tua shkollore, komunikimi me shokët e tu të ngushtë, mësimi onlajn, luajtja e lojërave zbavitëse dhe shumë punë të tjera, megjithatë duhet të keshë parasysh se jo secili sillet në mënyrë etike dhe morale kur është onlajn. Duhet të kesh kujdes ku dhe çfarë informatash le për veten tënde dhe duhet të jesh i kujdesshëm kur komunikon në të ashtuquajturat "dhoma për biseda" - të dish se kujt duhet t'i besosh, pasiqë personi prapa monitorit tjetër jo gjithmonë është ai që paraqitet. Ngjarja e vërtetë që do ta tregojmë, bën fjalë mu për prezantimin e rrejshëm në "dhomat për bisedë", ku gabimi i një djali të mitur ka mund të shkaktojë pasoja katastrofale. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 05-07.01.2010, e martë - e enjte |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
 Interneti është burim i pashtershëm për të gjitha nevojat, dëshirat dhe intereset tona, ato për të cilat dijmë dhe ato për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm. Megjithatë, shpesh paraqet problem të gjendet sendi i vërtetë në momentin e vërtetë dhe për kohë të shkurtër. Duke kërkuar përmbajtje zbavitëse dhe interesante, mundemi që rastësisht të hasim në përmbajtje pornografike, raciste, të pandershme, ose përmbajtje të papërshtatshme dhe shqetësuese të ndonjë lloji tjetër. Mos u turpëro nëse të ndodh kjo, por menjëherë tregoju prindërve, e ata do të dijnë se çka duhet të bëjnë. E për të qenë i sigurt se një gjë e këtillë nuk do të ndodhë, vizito vetëm burime të rekomanduara më parë me përmbajtje për fëmijë. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 29.12.2009, e martë |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|