|
Monday, 25 August 2008 |
 Në lajmet e mbrëmjes të datës 24.08.2008 të televizionit A1 kishte një rrëfim për sigurinë e fëmijëve në internet. Lexoni këtë rrëfim ose direkt shikoni videon. Rrëfimin e përgatiti Emilija Jovanovska.
|
|
|
Thursday, 31 July 2008 |
 Krahas dy shkollave maqedonase në Kumanovë të cilat ishin përfshirë në edukimin për shfrytëzim të sigurt të internetit, në këtë qytet u mbajtën edukime edhe për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit në dy shkolla ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe. Edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bajram Shabani” dhe në shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”. Këto edukime i realizoi Ali Rexhaili në gjysmën e dytë të muajit maj.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Thursday, 31 July 2008 |
Qendra kulturore rinore nga Manastir i në fundin e vitit të kaluar shkollor realizoi një varg takimesh edukative për shfrytëzimin e internetit në mënyrë të sigurt nga ana e fëmijëve. U përfshinë shkolla e mesme “Gjorgji Naumov” dhe shkolla fillore “Gjorgji Sugarev”. Edukimet u realizuan në gjuhën maqedonase nga Dejan Dodovski, por ndihmuan edhe Ivona Kërstevska dhe Aleksandar Todorovski. Me përmbajtjen e edukimeve u njoftuan 186 nxënës prej të dy shkollave, vetëm 6 profesorë dhe 8 vullnetarë nga qendra.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
|
|
Thursday, 10 July 2008 |
 Me edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u përfshinë gjithsej 8 shkolla nga Shkupi, prej të cilave në 2 shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa shkollat tjera janë në gjuhën maqedonase. Prej të gjithave, në tre prej tyre edukimin e realizuan përfaqësuesit e trajnuar të organizatës “ Hapni dritaret”, në dy prej tyre përfaqësues nga “ Forumi rinor arsimor” nga Shkupi, kurse në tre shkollat tjera përgjegjësinë e kishte Ambasada e parë e fëmijëve në botë – “ Megjashi”.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Wednesday, 09 July 2008 |
 Me projektin “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe e të drejtave të tyre në internet”, gjatë muajit maj u njoftuan edhe një pjesë e nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve në qytetet e Ohrit dhe të Strugës, si dhe të fshatit të Ohrit – Vellgoshti. U realizuan gjithsej 20 edukime në këto rajone, u përfshinë tre shkolla, ndërsa përmbajtja u përcoll në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. “ Këshilli rinor Ohër” nga Ohri e organizoi punën, kurse profesoreshat Lizana Ziba dhe Marija Pupinoska-Gogova e kishin rolin e edukueseve.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Monday, 07 July 2008 |
Qendra për iniciativë qytetare e Prilepit, në periudhën prej 20 maj e deri në 5 qershor i realizoi edukimet e parashikuara për të shfrytëzuar internetin në mënyrë të sigurt. Në dy shkolla të Prilept, edhe atë në shkollën fillore “Koço Racin” dhe në shkollën e mesme “Kuzman Josifovski – Pitu”. Në rolin e edukatorit ishin Talija Baboska dhe Katica Ristovska. Në edukimet e mbajtura u përfshinë gjithsej 196 nxënës, 60 prindër dhe 38 mësimdhënës.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Friday, 27 June 2008 |
 Në Tetovë dhe Gostivar u realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit prej 21 deri më 29 maj. Gjithsej u përfshinë 4 shkolla, respektivisht nga 2 në secilin qytet. Në Gostivar edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bashkimi” dhe në shkollën e mesme teknike “Gostivar”, ndërsa në Tetovë edukimet i ndoqën nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Bratstvo-Migjeni” dhe të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”. Për të gjithë edukimet përgjegjës ishte edukatori Agim Mustafai i “ A sociacionit për iniciativë demokratike” (AID) nga Gostivari. Edukimet u mbajtën në gjuhën shqipe.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Thursday, 26 June 2008 |
 Prej 14 deri në 24 maj, edukatorët Goce KOcevski dhe Dushan Milanov me sikses i realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve në dy shkolla të Shtipit. U mbajtën nga 5 takime edukative në shkollën fillore “Dimitar Vllahov” dhe në shkollën e mesme të medicinës “Jane Sandanski”. Në këto takime morën pjesë gjithsej 179 fëmijë dhe tinejxherë, 45 mësimdhënës dhe 40 prindër. Për realizimin e edukimeve përgjegjëse ishte Fondacioni për zhvillim të bashkësisë lokale nga Shtipi.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Tuesday, 24 June 2008 |
 Në periudhën prej 19-28 maj, në dy shkolla në Kavadarci, plotësisht dhe me sukses u realizuan 10 edukimet e planifikuara për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve, gjatë së cilës si dëgjues morën pjesë jo vetëm nxënësit, por edhe një numër i caktuar i mësimdhënësve dhe prindërve. Deri në fund të muajit u mbajtën edhe 8 sesione tjera edukative shtesë me fëmijët nga të dy shkollat, gjë kjo që flet për interesimin e madh në lidhje me temën të cilën e paraqitën dëgjuesit dhe suksesin për afrimin e të njëjtës deri te interesat dhe kuptimet e atyre për të cilët ishin të parapara këto edukime. Për realizimin e punës edukative në këtë qytet përgjegjës ishte Këshilli për preventivë kundër delikuencës adoleshente nga Kavadarci.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Tuesday, 24 June 2008 |
Në edicionin e fundit të emisionit Enter i cili u emitua në 21.06.2008, në kuadër të rubrikës Internet, u prezantua ueb-faqja “I sigurt në internet” klikoni linkun nëse dëshironi ta shihni videon.
|
|
|
Monday, 16 June 2008 |
Sajber maniakët i përgjojnë fëmijët
 Për 50 orë bisedë , në të shumtën e ditëve, vajza nuk ka iniciuar asnjë kontakt, por prandaj atë e kanë kontaktuar 457 herë. Një e katërta e kanë shqetësuar seksualisht, në mesin e të cilëve ka pasur edhe burra edhe gra. Rreth njëzet herë ka marrë oferta të dyshimta; ka shërbyer për t’i realizuar fantazitë seksuale të dikujt, i është ofruar zgjidhje për të “gjitha problemet”.
Data e publikimit: 09.06.2008
Burimi: Veçer
|
|
|
Friday, 06 June 2008 |
 Në 23, 24 dhe 25 maj, shoqata humanitare dhe vullnetare e romëve “PHURT” nga Dellçeva i realizoi edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit në shkollën e mesme “Metodi Mitevski Brico” në po të njëjtin qytet. Në takimet edukative morën pjesë nxënësit e viteve të para, dyta, treta dhe të viteve të katërta, disa prej prindërve të tyre, si dhe profesorët të cilët japin mësim në këtë shkollë.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Friday, 06 June 2008 |
|
Këtë javë shoqata “ Hapni dritaret” nga Shkupi i mbaroi edukimet për mbrojtjen e fëmijëve në internet në tre shkolla në Shkup. Duke filluar në 22 maj, ata i realizuan punëtoritë edukative me nxënësit e shkollës së mesme për fëmijë me dëgjim të dëmtuar “Partenija Zografski” bashkë me fëmijët e shkollës fillore “11 Tetori”, më pas me fëmijët e shkollës speciale “Zllatan Sremac”, kurse organizuan edhe disa punëtori shtesë në qendrën e tyre.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Thursday, 05 June 2008 |
|
Shoqata humanitare “Nëna” (“Majka”) nga Kumanova kah fund i muajit maj me sukses i mbaroi edukimet në dy shkolla në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Në këtë qytet janë organizuar sesione edukative në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” (“Braqa Milladinovci”) dhe në shkollën e mesme “Goce Dellçev”. Edukimet i realizoi Margarita Avramovska dhe Lidija Ilijevska.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|