|
e martë , 24 qershor 2008 |
 Në periudhën prej 19-28 maj, në dy shkolla në Kavadarci, plotësisht dhe me sukses u realizuan 10 edukimet e planifikuara për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve, gjatë së cilës si dëgjues morën pjesë jo vetëm nxënësit, por edhe një numër i caktuar i mësimdhënësve dhe prindërve. Deri në fund të muajit u mbajtën edhe 8 sesione tjera edukative shtesë me fëmijët nga të dy shkollat, gjë kjo që flet për interesimin e madh në lidhje me temën të cilën e paraqitën dëgjuesit dhe suksesin për afrimin e të njëjtës deri te interesat dhe kuptimet e atyre për të cilët ishin të parapara këto edukime. Për realizimin e punës edukative në këtë qytet përgjegjës ishte Këshilli për preventivë kundër delikuencës adoleshente nga Kavadarci.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e martë , 24 qershor 2008 |
Në edicionin e fundit të emisionit Enter i cili u emitua në 21.06.2008, në kuadër të rubrikës Internet, u prezantua ueb-faqja “I sigurt në internet” klikoni linkun nëse dëshironi ta shihni videon.
|
|
|
e hënë , 16 qershor 2008 |
Sajber maniakët i përgjojnë fëmijët
 Për 50 orë bisedë , në të shumtën e ditëve, vajza nuk ka iniciuar asnjë kontakt, por prandaj atë e kanë kontaktuar 457 herë. Një e katërta e kanë shqetësuar seksualisht, në mesin e të cilëve ka pasur edhe burra edhe gra. Rreth njëzet herë ka marrë oferta të dyshimta; ka shërbyer për t’i realizuar fantazitë seksuale të dikujt, i është ofruar zgjidhje për të “gjitha problemet”.
Data e publikimit: 09.06.2008
Burimi: Veçer
|
|
|
e premte , 06 qershor 2008 |
 Në 23, 24 dhe 25 maj, shoqata humanitare dhe vullnetare e romëve “PHURT” nga Dellçeva i realizoi edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit në shkollën e mesme “Metodi Mitevski Brico” në po të njëjtin qytet. Në takimet edukative morën pjesë nxënësit e viteve të para, dyta, treta dhe të viteve të katërta, disa prej prindërve të tyre, si dhe profesorët të cilët japin mësim në këtë shkollë.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e premte , 06 qershor 2008 |
|
Këtë javë shoqata “ Hapni dritaret” nga Shkupi i mbaroi edukimet për mbrojtjen e fëmijëve në internet në tre shkolla në Shkup. Duke filluar në 22 maj, ata i realizuan punëtoritë edukative me nxënësit e shkollës së mesme për fëmijë me dëgjim të dëmtuar “Partenija Zografski” bashkë me fëmijët e shkollës fillore “11 Tetori”, më pas me fëmijët e shkollës speciale “Zllatan Sremac”, kurse organizuan edhe disa punëtori shtesë në qendrën e tyre.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e enjte , 05 qershor 2008 |
|
Shoqata humanitare “Nëna” (“Majka”) nga Kumanova kah fund i muajit maj me sukses i mbaroi edukimet në dy shkolla në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Në këtë qytet janë organizuar sesione edukative në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” (“Braqa Milladinovci”) dhe në shkollën e mesme “Goce Dellçev”. Edukimet i realizoi Margarita Avramovska dhe Lidija Ilijevska.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e mërkurë , 04 qershor 2008 |
 Në periudhën prej 12 deri në 26 maj me sukses u realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve në shkollën fillore të Shkupit “26 korriku” (“26 Juli”). Edukimet i realizoi Naser Miftari, profesor në shkollën e lart përmendur. Në prezantimet edukative të mbajtura në “26 korriku” u përfshinë 91 nxënës, 23 arsimtarë dhe 21 prindër, që e plotëson numrin e dëshiruar të pjesëmarrësve në edukimet në një shkollë.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e premte , 23 maj 2008 |
 Në botimin e sotëm të gazetës ditore “ Vreme” u botua recensioni për ueb-faqen “Sigurt në internet” e cila në formën elektronike mund të ndiqet në bllogun me po të njëjtin emër. Recensioni është me karakter promovues, respektivisht ka për qëllim që ti njoftojë lexuesit me përmbajtjen dhe qëllimet e këtijueb-prodhimi. Kjo njëherësh ishte promovimi i tretë publik i faqes, krahas dy të tjerëve të cilët u bënë më parë në mediume elektronike – “Radioja e Maqedonisë” dhe “MTM televizioni”.
|
|
|
e mërkurë , 21 maj 2008 |
Pas përgatitjeve njëjavëshe që u bënë në periudhën prej 12 deri më 16 maj edukatorët, të cilët ishin trajnuar në seminarin paraprak me temë “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet”, në kuadër të të njëjtit projekt filluan realizimin e prezantimeve edukative nëpër shkollat.
Deri më tani, planin për punë e ofruan këto OJQ: " Forumi rinor arsimor” dhe “ Hapni dritaret” nga Shkupi. “ Qendra për iniciativë qytetare” nga Prilepi", “ Qendra kulturore rinore” nga Manastiri, “Phurt” nga Dellçeva, “Fondacioni për zhvillim të bashkësisë lokale” nga Shtipi dhe “ Këshilli për preventivë kundër delikuencës së të miturve” nga Kavadarci. Krahas këtyre, në përgatitje janë edhe OJQ-të tjera të cilat me prezantimet e tyre duhet të mbulojnë edhe pesë qytete tjera të Maqedonisë.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e martë , 13 maj 2008 |
 Me botimin e sotëm të gazetës ditore “ Nova Makedonija”, për secilin lexues falas jepej dhuratë CD me fjalor për fëmijë anglisht-maqedonisht. Fjalori përmban më tepër se 8000 fjalë, shqiptimin e tyre në audio formë, kuiz për mësim interaktiv, si dhe më tepër se 1000 ilustrime për të mbajtur mend më lehtë fëmijët. Fjalorin e botoi ” Zona”, mund të përdoret në të gjitha sistemet operative Windows, që prej Windows 95 e këtej, si dhe mund të plotësohet me fjalët tuaja.
|
|
|
e hënë , 12 maj 2008 |
Në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet” (CRISP), prej 6 deri në 8 maj u mbajt seminar edukativ me këtë temë ku morën pjesë përfaqësues të më tepër organizatave joqeveritare dhe shkollave nga Maqedonia.
Seminari u mbajt në hotelin “Klimetica” në Ohër, e vizituan 34 pjesëmarrës dhe 8 njerëz ishin në rolin e organizatorëve, prezantuesve dhe facilitatorëve. Prej 34 pjesëmarrësve, një pjesë ishin përfaqësues të OJQ-ve të cilat pas përfundimit të seminarit duhet ta marrin rolin e edukatorëve nëpër shkolla, ndërsa të tjerët ishin arsimtarë prej shkollave të cilët patën mundësi të ndjekin seminarin me qëllim që këto njohuri t’ua përcjellin nxënësve të tyre në të ardhmen.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e hënë , 05 maj 2008 |
Në 6, 7 dhe 8 maj, në hotelin “Klimetica” në Ohër do të mbahet seminar edukativ si pjesë e aktiviteteve të parapara në projektin CRISP bartës i të cilit është “ Fondacioni Metamorfozis”, ndërsa e zbaton në partneritet me “ Megjashin”
Seminarin do ta ndjekin më tepër se 40 pjesëmarrës edhe atë, përfaqësues të OJQve dhe përfaqësues nga më tepër shkolla fillore dhe të mesme të Maqedonisë. Qëllimi i seminarit është që ta sigurojë nivelin e duhur të edukimit nga lëmia e mbrojtjes së fëmijëve në internet, mbrojtja e të dhënave personale, si dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në përgjithësi, e cila duhet të rezultojë me prezantime kualitative nëpër shkolla që do t’i zbatojnë tërësisht edukatorët – pjesëmarrës të seminarit.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e martë , 29 prill 2008 |
 Këto ditë doli nga shtypi posteri i cili i përmban porosi për të drejtat e fëmijëve në internet dhe u drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejt fëmijëve dhe tinejxherëve, duke i potencuar të drejtat e tyre elementare në internet.
Posteri u shtyp në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe dhe qëllimi i tij është t’ua prezantojë të drejtat e fëmijëve në internet të gjithë fëmijëve që shfrytëzojnë internetin në shkollë apo nëpër klube interneti mbarë Maqedonisë.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e premte , 18 prill 2008 |
 Në kuadër të projektit Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet (CRISP) u shtyp fletushkë e cila përmban 5 rregulla të dobishme për atë se si fëmijët dhe të rinjtë të jenë shfrytëzues të aftë dhe të kujdesshëm të internetit, e me këtë edhe të jenë të sigurt derisa janë onlajn.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e enjte , 17 prill 2008 |
 Broshura “Ti vendos...” e paraparë për fëmijë dhe të rinj të shkollave të mesme dhe të klasave më të larta të shkollave fillore, e cila në fund të janarit u botua në gjuhën maqedonase, këto ditë doli nga shtypi edhe në gjuhën shqipe. Broshura, e cila në gjuhën shqipe mban titullin “Ti vendos...” u botua në tirazh prej 1500 kopjeve dhe në kuadër të projektit CRISP do të shpërndahet nëpër shkollat fillore dhe të mesme në të cilat do të zbatohet projekti.
Broshurën në formë elektronike mund ta merrni këtu.
|
|
|