|
e martë , 21 tetor 2008 |
|
Од 9 до 14 ноември, во основното училиште „Климент Охридски“ во Прилеп се реализираа 5 едукации за безбедно користење на интернет од страна на децата. Едукациите ги спроведе Талија Бабоска од Центарот за граѓанска иницијатива.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e premte , 10 tetor 2008 |
Në kuadër të ciklit të ri të edukimeve me temë “i sigurt në internet”, me sukses mbaroi seria e pare prej 6 edukimeve të cilat u realizuan në shkollën fillore “11 Tetori” në Shkup. Prezantimet u mbajtën në gjuhën maqedonase, ndërsa rolin e edukatorit e kishte Irina Ivanova, profesoreshë në këtë shkollë.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e hënë , 06 tetor 2008 |
|
U botua manuali i pestë me radhë i Fondacionit Metamorfozis, i titulluar “i sigurt në internet”, i kushtuar para së gjithash prindërve, por i dobishëm edhe për mësimdhënësit e shkollave, si dhe për gazetarët si përfaqësues të mediumeve.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e hënë , 06 tetor 2008 |
|
Prej sot, zyrtarisht fillon cikli i ri i prezantimeve edukative për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve, i kushtuar krahas tyre edhe për prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e premte , 03 tetor 2008 |
 Dje prej orës 11 deri në ora 13, në lokalet e Metamorfozis u mbajt ligjëratë për sfidat lidhur me shfrytëzimin e internetit nga ana e fëmijëve. Në takim morën pjesë 6 përfaqësues të mediumeve dhe organizatave të cilat u ftuan: Svetllana Veljakova nga Kërçova (Radio Kërçova, Kanal77), Karolina Micevska nga Prilepi (Kanal Vizija, Zenit), Aneta Peçipajkovska (Forumi i të rinjëve, BLLOK), Borçe Malevski ( OSBE), Tatjana Janevska dhe Hristina Argirovska nga Megjashi.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e enjte , 02 tetor 2008 |
 Interesimi i madh i mediumeve për rastet e pedofilisë në Maqedoni e nxori në sipërfaqe dukurinë devijuese e cila gjithmonë ekzistonte, vetëm se nuk flitej për të sepse trajtohej si temë e turpshme për ta ndarë me opinionin, kështu mendon d-r. Nelko Stojanovski, profesor i patologjisë sociale në Fakultetin filozofik në Shkup ( lexoe artikullin)
Autor: Angelina Dimoska, burimi: “ Nova Makedonija”
|
|
|
e hënë , 25 gusht 2008 |
 Në lajmet e mbrëmjes të datës 24.08.2008 të televizionit A1 kishte një rrëfim për sigurinë e fëmijëve në internet. Lexoni këtë rrëfim ose direkt shikoni videon. Rrëfimin e përgatiti Emilija Jovanovska.
|
|
|
e enjte , 31 korrik 2008 |
 Krahas dy shkollave maqedonase në Kumanovë të cilat ishin përfshirë në edukimin për shfrytëzim të sigurt të internetit, në këtë qytet u mbajtën edukime edhe për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit në dy shkolla ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe. Edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bajram Shabani” dhe në shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”. Këto edukime i realizoi Ali Rexhaili në gjysmën e dytë të muajit maj.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e enjte , 31 korrik 2008 |
Qendra kulturore rinore nga Manastir i në fundin e vitit të kaluar shkollor realizoi një varg takimesh edukative për shfrytëzimin e internetit në mënyrë të sigurt nga ana e fëmijëve. U përfshinë shkolla e mesme “Gjorgji Naumov” dhe shkolla fillore “Gjorgji Sugarev”. Edukimet u realizuan në gjuhën maqedonase nga Dejan Dodovski, por ndihmuan edhe Ivona Kërstevska dhe Aleksandar Todorovski. Me përmbajtjen e edukimeve u njoftuan 186 nxënës prej të dy shkollave, vetëm 6 profesorë dhe 8 vullnetarë nga qendra.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e premte , 11 korrik 2008 |
|
|
|
|
e enjte , 10 korrik 2008 |
 Me edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u përfshinë gjithsej 8 shkolla nga Shkupi, prej të cilave në 2 shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa shkollat tjera janë në gjuhën maqedonase. Prej të gjithave, në tre prej tyre edukimin e realizuan përfaqësuesit e trajnuar të organizatës “ Hapni dritaret”, në dy prej tyre përfaqësues nga “ Forumi rinor arsimor” nga Shkupi, kurse në tre shkollat tjera përgjegjësinë e kishte Ambasada e parë e fëmijëve në botë – “ Megjashi”.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e mërkurë , 09 korrik 2008 |
 Me projektin “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe e të drejtave të tyre në internet”, gjatë muajit maj u njoftuan edhe një pjesë e nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve në qytetet e Ohrit dhe të Strugës, si dhe të fshatit të Ohrit – Vellgoshti. U realizuan gjithsej 20 edukime në këto rajone, u përfshinë tre shkolla, ndërsa përmbajtja u përcoll në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. “ Këshilli rinor Ohër” nga Ohri e organizoi punën, kurse profesoreshat Lizana Ziba dhe Marija Pupinoska-Gogova e kishin rolin e edukueseve.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e hënë , 07 korrik 2008 |
Qendra për iniciativë qytetare e Prilepit, në periudhën prej 20 maj e deri në 5 qershor i realizoi edukimet e parashikuara për të shfrytëzuar internetin në mënyrë të sigurt. Në dy shkolla të Prilept, edhe atë në shkollën fillore “Koço Racin” dhe në shkollën e mesme “Kuzman Josifovski – Pitu”. Në rolin e edukatorit ishin Talija Baboska dhe Katica Ristovska. Në edukimet e mbajtura u përfshinë gjithsej 196 nxënës, 60 prindër dhe 38 mësimdhënës.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e premte , 27 qershor 2008 |
 Në Tetovë dhe Gostivar u realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit prej 21 deri më 29 maj. Gjithsej u përfshinë 4 shkolla, respektivisht nga 2 në secilin qytet. Në Gostivar edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bashkimi” dhe në shkollën e mesme teknike “Gostivar”, ndërsa në Tetovë edukimet i ndoqën nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Bratstvo-Migjeni” dhe të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”. Për të gjithë edukimet përgjegjës ishte edukatori Agim Mustafai i “ A sociacionit për iniciativë demokratike” (AID) nga Gostivari. Edukimet u mbajtën në gjuhën shqipe.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e enjte , 26 qershor 2008 |
 Prej 14 deri në 24 maj, edukatorët Goce KOcevski dhe Dushan Milanov me sikses i realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve në dy shkolla të Shtipit. U mbajtën nga 5 takime edukative në shkollën fillore “Dimitar Vllahov” dhe në shkollën e mesme të medicinës “Jane Sandanski”. Në këto takime morën pjesë gjithsej 179 fëmijë dhe tinejxherë, 45 mësimdhënës dhe 40 prindër. Për realizimin e edukimeve përgjegjëse ishte Fondacioni për zhvillim të bashkësisë lokale nga Shtipi.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|