Faqja e parë
Në Kumanovë mbaruan edukimet për mbrojtjen e fëmijëve në internet në gjuhën maqedonase
Thursday, 05 June 2008
Shoqata humanitare “Nëna” (“Majka”) nga Kumanova kah fund i muajit maj me sukses i mbaroi edukimet në dy shkolla në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Në këtë qytet janë organizuar sesione edukative në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” (“Braqa Milladinovci”) dhe në shkollën e mesme “Goce Dellçev”. Edukimet i realizoi Margarita Avramovska dhe Lidija Ilijevska.

Lexoni përmbajtjen...
 
Mbaruan edukimet në SHF “26 Korriku”
Wednesday, 04 June 2008
Në periudhën prej 12 deri në 26 maj me sukses u realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve në shkollën fillore të Shkupit “26 korriku” (“26 Juli”). Edukimet i realizoi Naser Miftari, profesor në shkollën e lart përmendur. Në prezantimet edukative të mbajtura në “26 korriku” u përfshinë 91 nxënës, 23 arsimtarë dhe 21 prindër, që e plotëson numrin e dëshiruar të pjesëmarrësve në edukimet në një shkollë.


Lexoni përmbajtjen...
 
Recension i ueb-faqes “Sigurt në internet” në “Vreme”
Friday, 23 May 2008
crisp-vo-vreme.pngNë botimin e sotëm të gazetës ditore “Vreme” u botua recensioni për ueb-faqen “Sigurt në internet” e cila në formën elektronike mund të ndiqet në bllogun me po të njëjtin emër. Recensioni është me karakter promovues, respektivisht ka për qëllim që ti njoftojë lexuesit me përmbajtjen dhe qëllimet e këtijueb-prodhimi. Kjo njëherësh ishte promovimi i tretë publik i faqes, krahas dy të tjerëve të cilët u bënë më parë në mediume elektronike – “Radioja e Maqedonisë” dhe “MTM televizioni”.
 
Filluan edukimet nëpër shkolla
Wednesday, 21 May 2008
Pas përgatitjeve njëjavëshe që u bënë në periudhën prej 12 deri më 16 maj edukatorët, të cilët ishin trajnuar në seminarin paraprak me temë “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet”, në kuadër të të njëjtit projekt filluan realizimin e prezantimeve edukative nëpër shkollat.

Deri më tani, planin për punë e ofruan këto OJQ: "Forumi rinor arsimor” dhe “Hapni dritaret” nga Shkupi. “Qendra për iniciativë qytetare” nga Prilepi", “Qendra kulturore rinore” nga Manastiri, “Phurt” nga Dellçeva, “Fondacioni për zhvillim të bashkësisë lokale” nga Shtipi dhe “Këshilli për preventivë kundër delikuencës së të miturve” nga Kavadarci. Krahas këtyre, në përgatitje janë edhe OJQ-të tjera të cilat me prezantimet e tyre duhet të mbulojnë edhe pesë qytete tjera të Maqedonisë.



Lexoni përmbajtjen...
 
Falas fjalor për fëmijë anglisht-maqedonisht
Tuesday, 13 May 2008
zona-recnik.png Me botimin e sotëm të gazetës ditore “Nova Makedonija”, për secilin lexues falas jepej dhuratë CD me fjalor për fëmijë anglisht-maqedonisht. Fjalori përmban më tepër se 8000 fjalë, shqiptimin e tyre në audio formë, kuiz për mësim interaktiv, si dhe më tepër se 1000 ilustrime për të mbajtur mend më lehtë fëmijët. Fjalorin e botoi ”Zona”, mund të përdoret në të gjitha sistemet operative Windows, që prej Windows 95 e këtej, si dhe mund të plotësohet me fjalët tuaja.
 
U mbajt seminari edukativ për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve
Monday, 12 May 2008
otvoranje-na-seminarot-mala.png Në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet” (CRISP), prej 6 deri në 8 maj u mbajt seminar edukativ me këtë temë ku morën pjesë përfaqësues të më tepër organizatave joqeveritare dhe shkollave nga Maqedonia.

Seminari u mbajt në hotelin “Klimetica” në Ohër, e vizituan 34 pjesëmarrës dhe 8 njerëz ishin në rolin e organizatorëve, prezantuesve dhe facilitatorëve. Prej 34 pjesëmarrësve, një pjesë ishin përfaqësues të OJQ-ve të cilat pas përfundimit të seminarit duhet ta marrin rolin e edukatorëve nëpër shkolla, ndërsa të tjerët ishin arsimtarë prej shkollave të cilët patën mundësi të ndjekin seminarin me qëllim që këto njohuri t’ua përcjellin nxënësve të tyre në të ardhmen.
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 11 12 13 14 15 16 17 18 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 97 - 102 nga 105
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates