Në fillim
Ligjëratë për gazetarë: sfida në lidhje me shfrytëzimin e internetit nga ana e fëmijëve
Friday, 03 October 2008
mediumi-1-mala.png Dje prej orës 11 deri në ora 13, në lokalet e Metamorfozis u mbajt ligjëratë për sfidat lidhur me shfrytëzimin e internetit nga ana e fëmijëve. Në takim morën pjesë 6 përfaqësues të mediumeve dhe organizatave të cilat u ftuan: Svetllana Veljakova nga Kërçova (Radio Kërçova, Kanal77), Karolina Micevska nga Prilepi (Kanal Vizija, Zenit), Aneta Peçipajkovska (Forumi i të rinjëve, BLLOK), Borçe Malevski (OSBE), Tatjana Janevska dhe Hristina Argirovska nga Megjashi.

Lexoni përmbajtjen...
 
Nova Makedonija: Pedofilia – fenomen i vjetër apo sëmundje e re?
Thursday, 02 October 2008
pedofilijata.png Interesimi i madh i mediumeve për rastet e pedofilisë në Maqedoni e nxori në sipërfaqe dukurinë devijuese e cila gjithmonë ekzistonte, vetëm se nuk flitej për të sepse trajtohej si temë e turpshme për ta ndarë me opinionin, kështu mendon  d-r. Nelko Stojanovski, profesor i patologjisë sociale në Fakultetin filozofik në Shkup (lexoe artikullin)

Autor:  Angelina Dimoska, burimi: “Nova Makedonija


 
Keqpërdorimi i fëmijëve nëpërmjet internetit
Monday, 25 August 2008
Në lajmet e mbrëmjes të datës 24.08.2008 të televizionit A1 kishte një rrëfim për sigurinë e fëmijëve në internet. Lexoni këtë rrëfim ose direkt shikoni videon. Rrëfimin e përgatiti Emilija Jovanovska.
 


 
Në Kumanovë edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u mbajtën edhe në gjuhën shqipe
Thursday, 31 July 2008
Krahas dy shkollave maqedonase në Kumanovë të cilat ishin përfshirë në edukimin për shfrytëzim të sigurt të internetit, në këtë qytet u mbajtën edukime edhe për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit në dy shkolla ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe. Edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bajram Shabani” dhe në shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”. Këto edukime i realizoi Ali Rexhaili në gjysmën e dytë të muajit maj.

Lexoni përmbajtjen...
 
Edhe në Manastir u mbajtën edukimet për siguri në internet
Thursday, 31 July 2008
Qendra kulturore rinore nga Manastir i në fundin e vitit të kaluar shkollor realizoi një varg takimesh edukative për shfrytëzimin e internetit në mënyrë të sigurt nga ana e fëmijëve. U përfshinë shkolla e mesme “Gjorgji Naumov” dhe shkolla fillore “Gjorgji Sugarev”. Edukimet u realizuan në gjuhën maqedonase nga Dejan Dodovski, por ndihmuan edhe Ivona Kërstevska dhe Aleksandar Todorovski. Me përmbajtjen e edukimeve u njoftuan 186 nxënës prej të dy shkollave, vetëm 6 profesorë dhe 8 vullnetarë nga qendra.

Lexoni përmbajtjen...
 
Edhe 4 shkolla tjera të Shkupit u përfshinë në projektin për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve
Thursday, 10 July 2008
lazo-3-mala.png Me edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u përfshinë gjithsej 8 shkolla nga Shkupi, prej të cilave në 2 shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa shkollat tjera janë në gjuhën maqedonase. Prej të gjithave, në tre prej tyre edukimin e realizuan përfaqësuesit e trajnuar të organizatës “Hapni dritaret”, në dy prej tyre përfaqësues nga “Forumi rinor arsimor” nga Shkupi, kurse në tre shkollat tjera përgjegjësinë e kishte Ambasada e parë e fëmijëve në botë – “Megjashi”.
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 11 12 13 14 15 16 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 67 - 72 nga 91
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates