Në fillim
Raporti për edukimet e realizuara në Prilep
e hënë , 07 korrik 2008
prilep,-kuzman---srednoskolci-2-mala.png
Qendra për iniciativë qytetare e Prilepit, në periudhën prej 20 maj e deri në 5 qershor i realizoi edukimet e parashikuara për të shfrytëzuar internetin në mënyrë të sigurt. Në dy shkolla të Prilept, edhe atë në shkollën fillore “Koço Racin” dhe në shkollën e mesme “Kuzman Josifovski – Pitu”. Në rolin e edukatorit ishin Talija Baboska dhe Katica Ristovska. Në edukimet e mbajtura u përfshinë gjithsej 196 nxënës, 60 prindër dhe 38 mësimdhënës.


Lexoni përmbajtjen...
 
Raport për edukimet e realizuara në Gostivar dhe Tetovë
e premte , 27 qershor 2008
tetovo-gimnazija-ucenici-mala.png Në Tetovë dhe Gostivar u realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit prej 21 deri më 29 maj. Gjithsej u përfshinë 4 shkolla, respektivisht nga 2 në secilin qytet. Në Gostivar edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bashkimi” dhe në shkollën e mesme teknike “Gostivar”, ndërsa në Tetovë edukimet i ndoqën nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Bratstvo-Migjeni” dhe të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”. Për të gjithë edukimet përgjegjës ishte edukatori Agim Mustafai i “A sociacionit për iniciativë demokratike” (AID) nga Gostivari. Edukimet u mbajtën në gjuhën shqipe.
Lexoni përmbajtjen...
 
Raporti për edukimet e realizuara për shfrytëzim të sigurt të internetit në Shtip
e enjte , 26 qershor 2008
stip-intro-mala.png Prej 14 deri në 24 maj, edukatorët Goce KOcevski dhe Dushan Milanov me sikses i realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve në dy shkolla të Shtipit. U mbajtën nga 5 takime edukative në shkollën fillore “Dimitar Vllahov” dhe në shkollën e mesme të medicinës “Jane Sandanski”. Në këto takime morën pjesë gjithsej 179 fëmijë dhe tinejxherë, 45 mësimdhënës dhe 40 prindër. Për realizimin e edukimeve përgjegjëse ishte Fondacioni për zhvillim të bashkësisë lokale nga Shtipi.

Lexoni përmbajtjen...
 
„I sigurt në internet“ në Еnter
e martë , 24 qershor 2008
enter.gif

Në edicionin e fundit të emisionit Enter i cili u emitua në 21.06.2008, në kuadër të rubrikës Internet, u prezantua ueb-faqja “I sigurt në internet” klikoni linkun nëse dëshironi ta shihni videon.
 
Raport për edukimet e realizuara për shfrytëzimin e sigurt të internetit në Kavadarci
e martë , 24 qershor 2008
kavadarci-delenje-materijal-mala.gif Në periudhën prej 19-28 maj, në dy shkolla në Kavadarci, plotësisht dhe me sukses u realizuan 10 edukimet e planifikuara për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve, gjatë së cilës si dëgjues morën pjesë jo vetëm nxënësit, por edhe një numër i caktuar i mësimdhënësve dhe prindërve. Deri në fund të muajit u mbajtën edhe 8 sesione tjera edukative shtesë me fëmijët nga të dy shkollat, gjë kjo që flet për interesimin e madh në lidhje me temën të cilën e paraqitën dëgjuesit dhe suksesin për afrimin e të njëjtës deri te interesat dhe kuptimet e atyre për të cilët ishin të parapara këto edukime. Për realizimin e punës edukative në këtë qytet përgjegjës ishte Këshilli për preventivë kundër delikuencës adoleshente nga Kavadarci.

Lexoni përmbajtjen...
 
Veçer: Nëpërmjet internetit deri në keqtrajtimin e të miturve
e hënë , 16 qershor 2008
Sajber maniakët i përgjojnë fëmijët
 
sajber-manijaci.png Për 50 orë bisedë , në të shumtën e ditëve, vajza nuk ka iniciuar asnjë kontakt, por prandaj atë e kanë kontaktuar 457 herë. Një e katërta e kanë shqetësuar seksualisht, në mesin e të cilëve ka pasur edhe burra edhe gra. Rreth njëzet herë ka marrë oferta të dyshimta; ka shërbyer për t’i realizuar fantazitë seksuale të dikujt, i është ofruar zgjidhje për të “gjitha problemet”.
 
Data e publikimit: 09.06.2008
Burimi: Veçer  


 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 37 - 42 nga 53
Powered by Joomla!   Implementation by Metamorphosis
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates