Në fillim
Keqpërdorimi i fëmijëve nëpërmjet internetit
e hënë , 25 gusht 2008
Në lajmet e mbrëmjes të datës 24.08.2008 të televizionit A1 kishte një rrëfim për sigurinë e fëmijëve në internet. Lexoni këtë rrëfim ose direkt shikoni videon. Rrëfimin e përgatiti Emilija Jovanovska.
 


 
Në Kumanovë edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u mbajtën edhe në gjuhën shqipe
e enjte , 31 korrik 2008
Krahas dy shkollave maqedonase në Kumanovë të cilat ishin përfshirë në edukimin për shfrytëzim të sigurt të internetit, në këtë qytet u mbajtën edukime edhe për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit në dy shkolla ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe. Edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bajram Shabani” dhe në shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”. Këto edukime i realizoi Ali Rexhaili në gjysmën e dytë të muajit maj.

Lexoni përmbajtjen...
 
Edhe në Manastir u mbajtën edukimet për siguri në internet
e enjte , 31 korrik 2008
Qendra kulturore rinore nga Manastir i në fundin e vitit të kaluar shkollor realizoi një varg takimesh edukative për shfrytëzimin e internetit në mënyrë të sigurt nga ana e fëmijëve. U përfshinë shkolla e mesme “Gjorgji Naumov” dhe shkolla fillore “Gjorgji Sugarev”. Edukimet u realizuan në gjuhën maqedonase nga Dejan Dodovski, por ndihmuan edhe Ivona Kërstevska dhe Aleksandar Todorovski. Me përmbajtjen e edukimeve u njoftuan 186 nxënës prej të dy shkollave, vetëm 6 profesorë dhe 8 vullnetarë nga qendra.

Lexoni përmbajtjen...
 
Edhe 4 shkolla tjera të Shkupit u përfshinë në projektin për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve
e enjte , 10 korrik 2008
lazo-3-mala.png Me edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit u përfshinë gjithsej 8 shkolla nga Shkupi, prej të cilave në 2 shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa shkollat tjera janë në gjuhën maqedonase. Prej të gjithave, në tre prej tyre edukimin e realizuan përfaqësuesit e trajnuar të organizatës “Hapni dritaret”, në dy prej tyre përfaqësues nga “Forumi rinor arsimor” nga Shkupi, kurse në tre shkollat tjera përgjegjësinë e kishte Ambasada e parë e fëmijëve në botë – “Megjashi”.
Lexoni përmbajtjen...
 
Onlajn promovimi i projektit në mes shteteve të Evropës lindore
e premte , 11 korrik 2008
Qendra interaktive për profesionistë të cilët punojnë në lëmin e parandalimit të keqpërdorimit dhe moskujdesit të fëmijëve dhe intervenimi për të ndihmuar në atë drejtim në Evropën lindore, rishtazi botoi informacion për projektin “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet”.

Ueb-faqja është krijuar në vitin 2001 me ndihmën financiare të “Institutit shoqëria e hapur“, kurse realizohet në bashkëpunim me Ambasadën e pare të fëmijëve në botë – “Megjashi”, falë së cilës prezantohen informata për temën që ka të bëjë me Maqedoninë.


 
U realizuan edukimet në Ohër dhe Strugë
e mërkurë , 09 korrik 2008
ohrid-7-mala.png Me projektin “Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe e të drejtave të tyre në internet”, gjatë muajit maj u njoftuan edhe një pjesë e nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve në qytetet e Ohrit dhe të Strugës, si dhe të fshatit të Ohrit – Vellgoshti. U realizuan gjithsej 20 edukime në këto rajone, u përfshinë tre shkolla, ndërsa përmbajtja u përcoll në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. “Këshilli rinor Ohër” nga Ohri e organizoi punën, kurse profesoreshat Lizana Ziba dhe Marija Pupinoska-Gogova e kishin rolin e edukueseve.

Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 31 - 36 nga 53
Powered by Joomla!   Implementation by Metamorphosis
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates