|
Saturday, 12 June 2004 |
|
Mirëserdhët në ueb-faqen I sigurtë në internet apo CRISP (Children’s Rights on the Internet – Safe and Protected)! e krijuar që të kontribuojë për siguri më të madhe dhe mbrojtje të së drejtave dhe privatësisë së fëmijëve në internet. Faqja është pjesë e projektit Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtave të tyre në internet (ose shkurt CRISP) të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis me ndihmën financiare nga Unioni Evropian.
Kjo ueb-faqe përmban numër të madh gjërash të dobishme për fëmijët dhe tinejxherët, prindërit e tyre dhe arsimtarët. Këtu do të gjeni këshilla dhe udhëzime për tu kënaqur në begatitë e internetit, informata të përgjithshme për internetin si medium, mundësitë që i ofron ai, rreziqet që i sjell me vete dhe mënyrat se si të mbrohemi prej tyre.
Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të përshtatura për shfrytëzues të niveleve të ndryshme (prej atyre që kanë njohuri minimale për internetin e deri tek ato që janë shfrytëzues të rregullt të tij) si dhe për kategori të moshave të ndryshme (fëmijë të shkollave fillore, tinejxherë dhe të rritur).
|
|
|
Tuesday, 07 February 2012 |
 Dita e sotme, 7 shkruti 2012, është Dita për internet më të sigurt. Me kalimin e viteve, Dita për internet më të sigurt u bë ngjarje tradicionale në kalendarin për siguri onlajn. Duke filluar si iniciativë e projektit të BE-së, Kufinj të sigurt, në vitin 2004, kjo ditë tani shënohet në 6 kontinente, në mbi 70 vende anembanë botës. Çdo vit zgjidhen tema, duke filluar nga sajberdhuna e deri te rrjetet sociale, të cilat përputhen me çështjet e reja onlajn dhe i reflektojnë brengat aktuale. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Friday, 20 January 2012 |
НMë 17 janar 2012, në New York Times u botua një аrtikull i Matt Richtel me titull "Të rinj, të dashuruar, ndajnë gjithçka me të tjerët, duke i përfshirë edhe fjalëkalimet". |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Thursday, 20 October 2011 |
 Porositë tekstuale, rrjetat sociale dhe porositë elektronike paraqesin mënyrë moderne të komunikimit të fëmijëve që jetojnë në këtë kohë. Mirëpo, këto mënyra të komunikimit mund të keqpërdoren me qëllim që dikush ta shqetësojë dhe ta frikësojë fëmijën Tuaj. |
|
|
Friday, 15 July 2011 |
Gjatë vizitëts së 8 qyteteve në Republikën e Maqedonisë, ku bëjnë pjesë Shkupi, Tetova, Gostivari, Manastiri, Velesi, Dibra, Negotina, dhe Shtipi, në qershor të vitit 2011, me ç'rast u projektuan filmat e shkurtër edukativë dhe prezantimi i lojërave onlajn që u përgatitën si pjesë e projektit, u realizua një hulumtim për shprehitë e fëmijëve në internet. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Monday, 13 June 2011 |
|
Pas projektimeve të mbajtura në Shkup, Shtip Veles dhe Negotinë, këtë javë, filmat e shkurtër edukativë të përgatitur në kuadër të projektit "Privatësia në internet në mënyrë të lehtë", u paraqitën në Tetovë, Gostivar, Manastir dhe Dibër. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 6 nga 105 |